Integrimi/ Tsipras presion Ramës: Pa të drejtat e minoritetit grek, s’ka BE

Integrimi/ Tsipras presion Ramës: Pa të drejtat e minoritetit grek, s’ka BE

14:07, 11/06/2019
A+ Aa A-

Syriza, partia e kryeministrit grek, Alexis Tsipras, ka përfshirë në programin e saj politik, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 korrikut, kushtin që i ka vendosur Shqipërisë, për çeljen e negociatave dhe integrimin në Bashkimin Europian. Duke prezantuar programin politik të Syriza-s në një miting elektoral, Tsipras ka shprehur se kushti i Athinës për Tiranën është respektimi i të drejtave të minoritetit grek.

“Të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri për herë të parë përcaktohen si kriter për hyrjen në Bashkimin Europian”- ka deklaruar Tsipras ndërsa foli rreth diplomacisë së Greqisë dhe raporteve ndërfqinjësore.

Respektimi i të drejtave të minoritetit grek dhe të pronave të tyre, kryesisht në zonën e Himarës, ka qenë një kriter i artikuluar edhe më herët nga zyrtarët grekë në këmbim të dhënies së votës pro nisjes së bisedemeve Shqipëri-Bruksel.

Por, është hera e parë që ky parakusht konkretizohet dhe gjen vend në programin elektoral të një partie politike greke, në kohën e forcimin të nacionalizmit dhe të grupimeve të ekstremit të djathtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco