Julian Deda letër publike Ramës: Për shëndetin tuaj të patrazuar thirri njerëzillëkut dhe dorëhiqu

Julian Deda letër publike Ramës: Për shëndetin tuaj të patrazuar thirri njerëzillëkut dhe dorëhiqu

22:16, 22/05/2019
A+ Aa A-

Julian Deda letër publike Ramës: Për shëndetin tuaj të patrazuar thirri njerëzillëkut dhe dorëhiqu

Julian Deda, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat i është përgjigjur po me një letër publike ftesës për shëndet të patrazuar që Rama shpërndau gjatë pasdrekës për dialog drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Deka ka ftuar Ramën që ti kthehet sa më shpejt njerëzillëkut t’u dorëhequr dhe për ta çliruar këtë vend dhe këtë popull përfundimisht nga tensioni dhe stresi politik i krijuar ne këto vite.

LETËR PUBLIKE EDI RAMËS

Zoti Kryeminister,

Ju drejtohem me këtë letër publike, në përpjekjen për t’i thirrur arsyes Suaj dhe për t’iu kthyer të vetmes rrugë që morali njeh, për trajtimin e shqiptareve jo si armiq : Njerëzillekut!

Unë sigurisht, s’kam asnjë mirëkuptim për rrugën e zgjedhur prej Jush, qyshse braktisët punën në Korrik 2013, dhe vendosët ta nxirrnit këtë vend plotësisht jashtë shinave të shtruara nga paraardhesit tuaj. S’kam se si ta mirëkuptoj as gjuhën e urrejtjes, as taksat e rritura, as dhunën e frymëzuar e organizuar prej Jush, as ndrydhjen mediatike, as rrezikun e lirisë së fjalës, as burgun për 7 mijë lek drita, as shpopullimin e vendit, as varfëriminë e tejskajshme dhe sidomos as kriminalizimin që i bëtë politikës duke futur lloj lloj delinkuenti në parlament, për të cilën nuk keni reflektuar asnjëherë, për të cilën jeni akuzuar botërisht, me emër e me mbiemër nga populli yt dhe nga partnerët e miqtë e pazëvendësueshëm të Shqipërisë dhe si pasojë e së cilës sot, një numër jo i vogël rilindasish gjenden jashtë politikës për shkak te problemeve që kishin me ligjin. S’kam si të mirëkuptoj kurrësesi, as arrogancen e papreçedentë dhe lëre pastaj, shantazhin mbi bizneset e mbi qytetarët e këtij vendi, se Ju do t'i fusni nëpër burgje ata nëse nuk Ju binden Ju.

Por mungesa e plotë e mundësive të mia për të mirëkuptuar gjithë sa më lart, nuk më pengon, përkundrazi, më detyron t’Ju drejtoj publikisht, këtë herë me shkrim, ftesën për t’u dorëhequr dhe për ta çliruar këtë vend dhe këtë popull përfundimisht nga tensioni dhe stresi politik i krijuar ne këto vite.

Jeta politike nuk mbaron sot dhe që të jemi të qartë mes nesh, rrugën e protestave Ju mund ta vështirësoni, por s’ka asnjë shans që ta ndaloni të zhvillohet. Sa me shumë gaz të hidhni ju, aq më shumë rritet dhe dëshira për t'ju zbritur me këmbë në tokë.

Unë Ju ftoj te ulni hundën, sepse Shqipëria e shqiptarët, nuk meritojnë përkeqësimin e një situate politike krejt të pakuptimtë, nuk Ju meritojnë as Ju. Në këtë situatë askush nuk del i fituar, përveç Jush.

Me shpresën e vobektë se ftesa ime do të merret parasysh dhe me urimin të marr mbrapsht përgjigje pozitive, Ju lutem zoti Kryeministër të pranoni shprehjen e dëshirës sime të sinqertë për shëndet të patrazuar, për Ju personalisht dhe familjen Tuaj.

Julian Deda/ 22 Maj, 2019, në Darkë

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardi25/05/2019 16:23

Komplimente per kete shkrim te sinqerit ndaj Edi Rames! Ndersa per lepir bythsat e Rames, siç duket se jane Sehiri dhe Kili, ju them qe ju shperblefte Rama, ashtu siç ka shperblyer fukarenjt

kili25/05/2019 13:36

o julian,ti do ishte mire te merje nje brisk dhe ta pastroje pak nga poshte meqe edi eshte i zene me pune besoj kete e bem me mire se te japesh keshilla

Sehiri22/05/2019 22:55

E mendojsha deri ke shishja bojes, po I paska kalu parashikimet ky I dekorumi per t’madh. Duhet të kete nje proporcjonalitet kjo pune zoti Jul Deda, duhet t’ket nonji ma t’madh aty ne PD, per me ja shkrujt publiken Edvin Norieges!

Shto koment

Denonco