Godet presidenti Meta: Reforma në drejtësi nuk është sukses, kjo nuk është drejtësi Europiane

Godet presidenti Meta: Reforma në drejtësi nuk është sukses, kjo nuk është drejtësi Europiane

11:28, 22/05/2019
A+ Aa A-

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka folur për krizën politike në Shqipëri. Ai thotë se nuk mund të flitet për sukses të reformës në drejtësi, kur nuk kemi Gjykatë Kushtetuese.

Ne flasim për sukseset e reformës në drejtësi.

Unë i jam shmangur kësaj çështje publikisht, pavarësisht se me partnerët ndërkombëtarë kam folur hapur prej kohësh.

Po bën 3 vite nga miratimi me konsensus i reformës në drejtësi dhe mund t'ju them që po të ishte vërtet një sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa gjykatë kushtetuese.

Kur është bërë reforma kam qenë kryetar kuvendit, kam thënë prit: Vettingu po, patjetër, por do të kemi kujdes sepse mund të kërcënohet funksionimi i Gjykatës Kushtetuese.

Reforma nuk bëhet me retorikë dhe presione, bëhet me standarde. Nëse reforma bëhet me emra atëherë nuk ka një reformë të qëndrueshme, por ka forma të reja për kapjen e institucioneve.

Vijmë tek rasti i Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk mund të jem i qetë pa e nxjerrë këtë merak me ju. Dy herë janë hedhur shortet e KED-së, që është institucioni kryesor që ka të bëjë edhe me zgjedhjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të Inspektorit të Përgjithshëm.

Kam bërë përpjekjet më të mëdha që gjithçka të bëhet në përputhje me kushtetutën.

Herën e dytë, si president duke ditur dështimin e herës së parë që u humb një vit kohë dhe askush nuk mbante përgjegjësi, sepse njëra palë thoshte me ka dezinformuar ky, tjetri thoshte ky, papërgjegjshmëri totale përfshi edhe partnerin ndërkombëtar. Kam kërkuar me shkrim angazhimin e delegacionit të BE dhe Euralius dhe kam folur hapur, më takon si president, që të unifikojmë një qëndrim të përbashkët, mos kemi debate, mos kemi kontestime dhe ditën e fundit Euralius çon përgjigje se nuk vijmë dot në takim se jemi mision teknik, kjo do të thotë se ke marrë porosi politike.

Unë nuk e di nga u mor kjo porosi politike. Bëhet fjalë për institucionet e këtij vendi. Kjo nuk mund të jetë drejtësi europiane, nuk do luftojë korrupsionin e krimin e organizuar më shumë, dhe në fund vijoni dëgjoni historitë e peshqve. Reforma do jetë më e suksshme kur të kemi më shumë investime amerikane e gjermane’, tha gjatë ditës së sotme presidenti Ilir Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco