Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme u përfshi nga debate, pasi mazhoranca refuzoi sërish të diskutojë kërkesat e qytetarëve që protestojnë, duke kërkuar shfuqizimin e 4 ligjeve. Deputetja demokrate Albana Vokshi deklaroi se kërkesa për shfuqizimin e ndryshimeve në zonat e mbrojtura është e përfshirë edhe në rezolutën e PE-së, por mazhoranca u justifikua duke thënë se nuk është kompetencë e komisionit diskutimi i këtyre kërkesave.
SYRI TV
Partia Socialiste ka refuzuar sërish diskutimet për kërkesat e protestuesve, që lidhen me shfuqizimin e disa ligjeve, përfshirë ndryshimet për zonat e mbrojtura, që kërkohen edhe nga rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian. Deputetja demokrate Albana Vokshi kërkoi përfshirjen në kalendarin e punimeve të Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme të katër projektligjeve, por mazhoranca refuzoi me justifikimin se nuk është kompetencë e këtij komisioni.
Prej 37 ditësh, qytetarët po protestojnë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë edhe:
* shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
* shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike;
* shfuqizimin e Paketës së Maleve; dhe
* shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit për trashëgiminë kulturore.
© SYRI.net