Një raporti i Bankës Botërore thekson se Porti i Durrësit ka shënuar përkeqësim të performancës për vitin 2025. Sipas raportit, Porti i Durrësit kishte rënie të përformancës me minus 28.6, një nivel më i dobët se një vit më parë, kur indeksi ishte minus 10. Indeksi tregoi se porti shqiptar mbetet nën mesataren ndërkombëtare për sa i përket kohës së përpunimit të anijeve.
SYRI TV
Porti i Durrësit ka shënuar përkeqësim të performancës në Container Port Performance Index 2025, raporti më i fundit i Bankës Botërore dhe S&P Global Market Intelligence, që mat efikasitetin e porteve të kontejnerëve në mbarë botën bazuar në kohën që anijet kalojnë në port.
Sipas raportit, Porti i Durrësit për vitin 2025 kishte rënie të përformancës me minus 28.6, një nivel më i dobët se një vit më parë, kur indeksi ishte minus 10. Indeksi tregoi se porti shqiptar mbetet nën mesataren ndërkombëtare për sa i përket kohës së përpunimit të anijeve, shkruan revista Monitor.
Për Shqipërinë, rezultatet tregojnë se Porti i Durrësit vijon të përballet me sfida në efikasitetin operacional, në një kohë kur vendi ka nisur projektin për zhvendosjen e aktivitetit tregtar drejt Porto Romanos. Përmirësimi i performancës së portit mbetet thelbësor për uljen e kostove të tregtisë dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.
Porti i Durrësit rezulton më dobët se mesatarja e porteve të Mesdheut në indeksin CPPI 2025. Rezultati negativ tregon se koha e qëndrimit të anijeve në port mbetet më e gjatë se standardi krahasues i indeksit.
Mesatarja e rajonit “Mediterranean” në raport është minus 10.4, ndërsa Durrësi ka rezultat minus 28.6, duke u renditur në vendin e 323 në botë. Edhe në krahasim me portet më të afërta të Adriatikut, Durrësi renditet dobët. Psh Porti i Tivarit në Mal të Zi ka rezultat pozitiv 7.9 ndersa Ploçe në Kroaci është më mirë me minus 6.3.
© SYRI.net