Kreu demokrat tha se deputetët e PD “nuk do marrim pjesë në seanca derisa të paraqiten në Kuvend ndryshimet e kërkuara nga protestuesit”.
Anisa Kadesha, TVSH: Cila do të jetë marrëdhënia e Partisë Demokratike me parlamentin? A do të vazhdojë bojkoti parlamentar me kushtin e shqyrtimit të pesë kërkesave të protestuesve?
Sali Berisha: Nuk kemi bojkotuar parlamentin. Kemi shpallur mospjesëmarrje në seancat parlamentare dhe jo në komisione, gjersa Edi Rama të mos bllokojë paraqitjen në parlament të amendamenteve që kanë dorëzuar deputetët tanë për ndryshimin e ligjeve që kërkojnë përfaqësuesit e protestës.
Mbajtja e tyre pa i paraqitur në parlament, është një fyerje shumë e rëndë për opozitën, protestën dhe për shqiptarët.
Është një dhunim i të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës. Kjo është arsyeja dhe ky është qëndrimi.
Të vendosë kryesia, t'i paraqesim, t'i diskutojmë.
Është detyrimi më minimal i parlamentit ndaj publikut, ndaj shqiptarëve dhe shqiptarëve në protestë.
© SYRI.net