“Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi brenda ndërtesës së kryeministrisë”. Kreu demokrat tregoi para gazetarëve edhe fotot nga punimet që po bëhen në selinë e qeverisë.
Berisha: Së dyti, dua t’u informoj se qindra mijëra euro po shpenzohen nëpër korridoret, ju lutem shihni pak këtu ç’po ndodh brenda ndërtesës së kryeministrisë... sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi në kryeministri.
Po, këto janë tipike ngjyrat e haremeve.
Dënoj me forcën më të madhe vendosjen e këtyre ngjyrave në hollet e kryeministrisë.
Urdhëroni sa kushtojnë dhe sa nuk kushtojnë.
Këto ngjyra janë ose të haremeve ose të kinemave të seksit në Pigal. Atje i kam parë unë këto.
Ja pra.
© SYRI.net