Berisha: Rama përmbysi planin britanik dhe kaloi në planin e masakrimit të bregut nga çdo trafikant shqiptar

12:39, 07/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu demokrat ka akuzuar Edi Ramën për masakrimin e bregdetit shqiptar.

“Rama përmbysi planin britanik dhe kaloi në planin e masakrimit të bregut nga çdo trafikant shqiptar:”, tha kreu demokrat para medias.

Berisha: Çfarë bëri Edi Rama me këto plane?

Edi Rama në vitin 2014 i përmbysi këto dhe kaloi në planin e integruar të zhvillimti të bregut, në planin e masakrimit të bregut.

Njeriu që kur erdhi në pushtet tha se na ka dalë njëfarë Gjon Gjoni, duke aluduar se ishte ndonjë mirditor apo laçjan, dhe na është bërë me 60 mijë hektarë tokë, duke dëshmuar injorancën e tij të plotë, totale se emri Gjon është sa i përdorur në Mirditë, edhe në Labëri, edhe në Çamëri në pjesën ortodokse.

Dhe ato në fakt ishin prona të heroit legjendar të revolucionit grek, pasardhësve të Marko Boçarit.

Që ky thoshte na doli Gjoni që nuk ka parë kurrë det me sy.

Në fakt tani vërsuli drejt bregut çdo trafikant shqiptar, trafikantë të gjitha krahinave bashkohuni për të shqyer bregun e detit.

Kjo ndodhi, ua them unë.

Dhe libri i kuq është dëshmia më autentike e dorëzimit, të themi të Shqipërisë panoramike, ta quajmë kështu në mënyrë arbitrare, në duart e trafikantëve dhe mafies shqiptare.

Kjo është e vërteta.

Ky libër shtron probleme shumë, shumë madhore, kriminale.

Së pari, kush është personi që ka porositur dhe paguar projektin?

Cilat janë dokumentet e pronësisë në atë zonë?

Sa janë paguar studiot për projektet dhe si janë paguar, me bankë apo me strajca?

I bëj thirrje Interpolit, Europolit dhe Eurojust për të kuptuar shtrirjen e tmerrshme të tentakulave të narkoshtetit shqiptar.

Për 523 projekte janë paguar minimumi nga 1.5 në 2 miliardë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco