I prishi pazarin për ndarjen e Kosovës/ Thaçi e kërcënon Berishën me kanun...

I prishi pazarin për ndarjen e Kosovës/ Thaçi e kërcënon Berishën me kanun...

23:07, 20/05/2019
A+ Aa A-

Pasi e akuzoi fillimisht se ka furnizuar Millosheviçin me naftë, u tërhoq duke thënë se nuk e kishte me Berishën. Më pas tentoi me grupin e Tv Klan të ndërmjetesonte një takim për ti thënë se nuk e kishte patur me Sali Berishën, madje përdori edhe ndërmjetës shumë të rëndë por që ish-kryeministri e injoroi duke mos e pranuar në takim.

Më pas tentoi të akuzonte gazetarët se ja kishin keqinterpretuar statusin në Facebook duke e konfliktuar me Berishën, për të cilin kishte respekt si burrë shtetas.

Po sot? Sot pas dështimit final të peojektit të Vuçiç, Ramës dhe tij për ndarjen e Kosovës ka shpërthyer në akuza të pabëra më pare dhe madje edhe duke e kërcënuar me kanun.

Thaçi tha se, Berisha e kishte burgosur dhe se i kishte shitur kallashnikovë Millosheviçit.

I ftuar në “Open”, në Top Channel, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka ftuar ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berishën, në një debat ballë për ballë, ndërsa e ka quajtur vazhdimisht “argat i Millosheviçit”.

Në një kohë kur ish-kryeministri Berisha e quan vazhdimisht “argat i presidentit serb Aleksander Vuçiç”, duke refuzuar t’ia thotë emrin, Presidenti i Kosovës i përmend edhe emrin e të atit.

Ai u shpreh gjatë emisionit se, ka gabuar që e ka marrë seriozisht Berishën , ndërsa i ka bën edhe ftesë për një përballje publike.

“Edhe pse më ka burgosur, edhe bashkëluftëtarët e mi, unë e kam respektuar dhe i kam shkruar në zyrë kur ishte i izoluar nga kombi dhe bashkësia ndërkombëtare në vitin ’99. E kam gjetur në gjendje të çakorduar mendërisht”, ka thënë Thaçi.

Më tej ai shtoise, se në Kosovë ‘e njohin Kanunin, e njohin Kushtetutën, dhe e njohin përballjen”. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

BALLISTI 23/05/2019 09:51

NESE DIKUSH DUHET PADITUR DIKEND ME KANUN ATEHERE T HASHKALI THAQI DO TE JESH I PADITUR NGA FAMILJARET E TE VRARVE PAS LUFTES E TE CILET U EKZEKUTUAN ME URDHER TENDIN DHE KADRI VESELIT -ANDAJ EDHE TI SI SERBET PO SILLESH TE KAN MSUAR MIRE ATA THOJN -GLAVNA ODBRANA -NAPAD -E QE NE SHQIP I BIE MBROJTJA ME E MIRE ESHTE -SULMI =TI E KE HANGER KEPEN E JO VETEM TI POR E GJITHE FAMILJA E JOTE JENI NE BELA ME KREJT KOSOVEN -HERET A VONE KE ME I LA GJYNAHET !!!

Korabi21/05/2019 18:29

Nuk e tremi kreshniku e Tropoje o legen.Pyti te paret tuaj kush mund me e krujt me Malsin e Gjakoves.Ti je nje tregtar i ndyer i organev per te cilat do te japishe llogari para gjykates o fundrin .

coli21/05/2019 13:29

Dihet se përgjithësisht e djathta shqiptare për ti kujtuar Edi Ramës prejardhjen e tij nga një familje e lidhur me diktaturën enveriste, e përmendnin edhe me emrin e babait të tij "Edvin Kristtaq Rama". Kjo për faktin se Kristaq Rama, në funksionin e antarit të presidencës së diktaturës, pat firmosur dënimin me varje të një poeti antikomunist kuksian. Për "hakmarje", enveristët duke filluar që nga Rama, kujtonin se mund ta denigrojnë figurën e Berishës duke e quajtur "Sali Ramë Berisha". E dëgjova edhe këtë ish marksist-leninistin Thaçi, që gjatë gjithë intervistës ta përmendëte Berishën bashkë me emrin e të atit. Ndërkaq "krimi" i vetëm i babait të doktorit, ka qenë se gjatë kohës së luftës së Kosovës e bëri kullën e tij si një shtab të vogël lufte ku stërviteshin luftëtarët e UÇK. E dëgjova që me paturpësi të përsëriste gënjeshtrat e përhapura nga enveristët për Berishën se ai paskej ndihmuar Millosheviçin me naftë e armë ??????? Nuk mjaftoi vetëm kjo, por e sulmoi Berishën edhe për ndërtimin e Rrugës së Kombit si një vepër "elektorale", apo se kishte "vjedhur" 350 mijë euro, edhe këto propoganda mashtruese të Edi Ramës. Si nuk u kujtua asnjë nga pjesmarësit në panelin e Top Channelit , kur Thaçi bënte patriot dhe thoshte e "respekton" Edi Ramën, që ti kujtonte se ky "patriot" pat deklaruar për Rrugën e Kombit si rruga që "nuk të çon askund" ?

Alban Tirana21/05/2019 08:36

Hashimi gjatë luftës e kishte pseudonimin "gjatpëri", sa për z.Berisha - ai (Thaçi) nuk i vjen as tek këmba Berishës. Në kosovë më shumë duan Berishën sepse është më patriot dhe burrë shtetas, Thaçi e ka gëlltit lugën e gjellës së prishur nga beogradi, prandaj del kundër Berishës.

or ti ashim21/05/2019 01:18

hahahahahahahahaha, ne kosove e njohin kanunin, a keni munde me vra ni serb qe ju ka perdhunue familjet o b q!?!berishes ja keni frike hijen, pa le ta kercenoni me kanun qe sja nin hic!.. hashim dhici!

Shto koment

Denonco