A është takuar me Manjanin? Ja përgjigja e gazetarit të 'Bild'

A është takuar me Manjanin? Ja përgjigja e gazetarit të 'Bild'

22:32, 20/05/2019
A+ Aa A-

Gazetari gjerman, Peter Tiede, autori i artikullit për Shqipërinë në “Bild”, në një lidhje direkte në emisionin “A show” në News 24, u pyet nëse ishte takuar personalisht me ish-ministrin Ylli Manjani, duke qenë se ky i fundit citohet në artikullin në fjalë.

Gazetari pranoi takimin me Manjanin, por shtoi se, për shkrimin e artikullit ka lëvizur nëpër Shqipëri.

“E kam takuar zotin Manjani por nuk ka qenë ai që ka zgjidhur gjithë problatmikën e përshkruar. Unë kam shëtitur thuajse gjithë Shqipërinë. Vetëm në fund e kam takuar z.Manjani, kemi biseduar për atë që ndodh në Shqipëri, sepse ai ka qenë në qeveri. Pretendimi se mund të kem marrë para është qesharake. Unë kam punuar për gazeta dhe revista të njohura, jam gazetar i njohur në Gjermani. Kam dëgjuar që ka gazetarë që marrin para për artikuj, por jo në rastin tim”, deklaroi Peter Tiede.

Shkrimi i fundit i gazetës gjermane ‘Bild’, që e cilësonte Shqipërinë një “shtet gangster dhe mafioz”, shkaktoi një tërmet në Tiranë.

Menjëherë pas publikimit të tij, pjesëtarë të mazhorancës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, shërthyen në akuza ndaj gazetës dhe gazetarit, ndërsa nuk lanë pa përmendur as Ylli Manjanin apo gazetarin Basir Çollaku si hartuesit realë të artikullit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco