'Tangërllik me paratë e shqiptarëve'/ Ish-deputeti-Ramës: Berisha i hapi 4 tunele, ti ç'ke bërë?

'Tangërllik me paratë e shqiptarëve'/ Ish-deputeti-Ramës: Berisha i hapi 4 tunele, ti ç'ke bërë?

22:19, 20/05/2019
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ish-deputeti i opozitës dhe kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, sulmoi kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, kreu i qeverisë po tallet me paratë e shqiptarëve, ndërkohë që nuk ka bërë asnjë investim serioz.

“Çfarë ka bërë ky? Të tallet ky me lekët e shqiptarëve. Për tekat e këtij shqiptarët duhet të paguajnë 140 milionë euro atij italianit, se ky s'donte televizionin e atij. Ky shembi hotelin e vjehrrit të Bashës në Vlorë dhe shqiptarët paguan 13 milionë euro për tekat e ktij. Vetëm në kohën e këtij një kilometër rrugë kushton 20 milionë euro. Tangërlliqet e këtij kanë shtruar pllaka nëpër qendrat e qyteteve që të ecin gratë me pantofla po ato kushtojnë 60 euro metri katror. Shqiptarët janë të varfër dhe nuk kanë nevojë për tangërllik, shtroja me asfalt dhe bëj një punë tjetër me ata para. Ky ska bërë një gjë që të mbahet mend. Berisha të paktën i bëri katër vrima maleve, keni parë ndonjë tunel në kohën e këtij? Dëmi që i ka shkaktuar ky Shqipërisë do 130 vjet të shlyhet edhe nga fëmijët tanë se në mbase s'jemi më", u shpreh ndër të tjera Shehi.

Sa i përket krizës politike që ka kapluar vendin, kreu i beson se para 30 qershorit palët politike do të arrijnë një marrëveshje, gjë e cila do t'i mundësonte opozitës pjesëmarrjen në zgjedhje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu20/05/2019 23:09

Jo vetem tynelet po Sali Berisha ndertoi ter Shqiperin sla rrug pa asfaltuar dhe rrug pa ber prandaj nuk mund te ket krahasim me kta qe spo mbarojn dot nje korsi rruge fushe Tr - El

Shto koment

Denonco