FOTO/ 'Më aktual se kurrë', Nishani citon Lincolnin për të përshkruar situatën në vend

FOTO/ 'Më aktual se kurrë', Nishani citon Lincolnin për të përshkruar situatën në vend

19:05, 20/05/2019
A+ Aa A-

“Kur lapsin e kap injoranti, pushkën krimineli, pushtetin tradhtari, vendi kthehet në një xhungël ku s’mund të jetojnë njerëzit”.

Kjo është thënia e famshme e ish-presidentit të SHBA-ve, Abraham Lincoln, që kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani publikon në Facebook për të përshkruar situatën politike në vend.

Sipas tij, citati i Lincoln, edhe pse i thënë rreth 150 vjet më parë, është më aktual se kurrë në vendin tonë.

“Më aktual se kurrë më parë në Shqipërinë e sotme ky evidentim i para 150-të vitesh”, shkruan ish-presidenti në profilin e tij në Facebook.

Image

Abrahm Lincoln është presidenti i 16-të i SHBA-së gjatë viteve 1860 – 1864 dhe u rizgjodh në vitin 1864 – gjer në vdekje.

Lincoln udhëhoqi Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës Civile, lufta e përgjakshme dhe e moralit të madh, si dhe në krizën e saj më të madhe politike.

Lincoln është renditur vazhdimisht nga dijetarët dhe publiku si një nga tre presidentë më të mëdhenj të historisë. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco