Athina dhe Omonia mbrojnë Fredi Belerin, akuza Ramës

Athina dhe Omonia mbrojnë Fredi Belerin, akuza Ramës

14:32, 18/05/2019
A+ Aa A-

Ministria e Jashtme greke ka publikuar një reagim lidhur me ndalimin e kandidimit për zgjedhjet e 20 qershorit të Fredi Belerit.

Beleri është gjetur në shkelje të ligjit të dekriminalizimit, për shkak se rezulton i dënuar nga Gjykata e Athinës në vitin 1999 për armëmbajtje pa leje, por edhe nga Gjykata e Vlorës në vitin 2006 për thirrje urrejtjeje nacionaliste.

 “Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri për të mos lejuar kandidimin e zotit Beleri është tepër shqetësues.

Me sa jemi në dijeni deri më tani, ky vendim nuk ka bazë ligjore. Jemi duke ndjekur zhvillimet dhe jemi të gatshëm të ndihmojnë përfaqësuesit e minoritetit”, thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Pas MPJ-së greke ka reaguar dhe shoqata e minoritetit grek, OMONIA.

Reagimi i plotë i OMONIA

Para pak orësh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë komunikoi se kandidatura e Dhionisis Fredi Belerit për Bashkinë e Himarës nuk u pranua me argumente fluide qe levizin në kufijtë e ligjshmërisë.

Vendimi i Komisionit i referohet një penaliteti qe lidhet me mbrojtjen e kutisë së votimit, një ngjarje e cila është e pasqyruar edhe në Raportin e atëhershëm të OSBE. Fredi Beleri, i ndodhur përballë orgjisë se frikësimit të heleneve të Himarës dhe të manipulimit të rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve vendore të vitit 2003, të vetmin akt qe kreu se bashku me bashkëqytetaret e vet ishte mbrojtja e votës së bashkëqytetarëve dhe e parimeve të demokracisë.

Dhe faktikisht, për dy zgjedhje të njëpasnjëshme (2003 dhe 2007), u përligjen, pasi Kryetar i Bashkisë së Himarës u zgjodh kandidati me origjinë greke Vasilis Bollanos. Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe para sigurisë se do të zgjidhet përsëri kryetar bashkie me origjinë greke në Himarë, regjimi Rama ndërmerr metoda imorale dhe joligjore, në mënyrë qe të ruajë kontrollin e një krahine të pasur dhe me rendësi strategjike.

Tashmë janë të njohura metodat e qeverisë Rama dhe të veglës së tij të bindur, të kryetarit aktual të Bashkisë Goro për grabitjen e pronave dhe për vënien në dyshim të origjinës greke të banorëve vendalinj. Vendimi i tij është edhe një hallkë tjetër e shtuar në zinxhirin e veprimeve të tij në shërbim të dy synimeve të lartpërmendura.

Është e padiskutueshme se argumentimi i vendimit të Komisionit do të bjerë poshtë para çdo gjykate shqiptare, por rreziku i humbjes së kohës së çmuar deri më atëherë është evident dhe i madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco