Çollaku në SYRI.net: Fokusi i tyre ishte lidhja e politikës me mafian dhe krimin

Çollaku në SYRI.net: Fokusi i tyre ishte lidhja e politikës me mafian dhe krimin

16:07, 16/05/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri.net, gazetari investigativ Basir Çollaku ka komentuar shkrimin e gazetës më të madhe gjermane dhe evropiane “Bild”, e cila bëri shumë bujë në vendin tonë.

Sipas Çollakut, i cili ka qëndruar dhe bashkëpunuar me gazetarët gjermanë, shprehet se, shkruimi në fjalë nuk është opinion, por shkrim i ngritur mbi fakte dhe dokumente.

“Unë kam marrë edhe një mësim nga ky bashkëpunim. Kontrata jonë është me lexuesit me teleshikuesit. Dua të lajmëroj maskarenjtë e kësaj bote se nuk përfaqësoj interesat e tyre.  Ata duan ta thonë shqeto, ndryshe nga sa themi ne. Kolegët tanë ndjehen të parehatshëm në punën e tyre. Kolegët e Bild kanë qenë disa ditë në Shqipëri. Unë kam qëndruar gjatë me ta. Kemi takuar disa njerëz që janë pjesë e burimeve. Fokusi i tyre ishte mafia dhe politika, lidhja e politikës me mafian dhe krimin. Kanë investiguar, kanë filmuar, kanë intervistuar, kanë marrë dokumente të bollshme dhe më pas kanë shkruar. Kanë referenca, nuk kanë bërë opinion”, u shpreh Çollaku.

Gazeta e madhe gjermane, “Bild” i ka kushtuar një artikull të gjatë Shqipërisë, duke e konsideruar vendin tonë si në shtet kaotik në duart e gangsterëve.

Gazeta zbardh edhe një telefonatë të kryeministrit Edi Rama me një drejtuesi të komisionit lokal të zgjedhjeve, bisedë e përfshirë tek Dosja tejet e përfolur 184 për zgjedhjet në bashkinë e Dibrës.

Autori kryesor i shkrimit është Peter Tiede, shef seksioni në “Bild”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco