Bylykbashi: Në vjeshtë ‘maskat’ bllokojnë autostradën Durrës - Tiranë

Bylykbashi: Në vjeshtë ‘maskat’ bllokojnë autostradën Durrës - Tiranë

12:05, 16/05/2019
A+ Aa A-

Nga Oerd Bylykbashi/

Në vjeshtë “maskat” bllokojnë autostradën Durrës - Tiranë

Bandat me "maska" koncensionari të Ramës do të dalin edhe në autostradën Tiranë - Durrës‎. Rama do të taksojë çdo durrsak, ‎kavajas, lushnjar, fierakë, vlonjatë, gjirokastrit e këdo tjetër që përdor autostradën Durrës – Tiranë për të shkuar për punë, hall, qejf, mardhenie familjare apo miqësie në Tiranë. Taksë do të paguajë çdo tiranas që ka punë, që ‎do të vijë për një drekë familjare apo një fundjavë në bregdet.


Taksë, taksë taksë përçdo kënd! Taksat do t'i marre miku oligark që ofron llokmën më të madhe dhe që do ta ketë më mirë në atë moment me Edi Ramën. Babëzia e tij është bërë si arteroskleroze që bllokon qarkullimin e gjakut të ekonomisë së shqiptarëve.

Edi Rama po grabit shqiptarët me ritem të shfrenuar. Paraardhesit e tij në 1945 i grabitën pronat e shqiptareve me gryken e pushkës. Ky po i grabit me Kod Civil dhe kontrata koncensioni që të mos guxosh t'ua marrësh, përndryshe të padisin në gjykatat që po mbushin me militantët e tyre pasi kapën reformën në drejtësi. Dhe gjyqtarët do t'i kthejnë nderin e emërimit, duke ia mbrojtur interesat e fëlliqura.

Këtij grabitqari po i vjen fundi me shpejtësi. Ndaj deri sa të shporret, do të përpiqet të grabisë në ikje e sipër çdo pronë e pasuri të shqiptarëve. Me 25 maj gjithkush ka sëpaku një arsye të madhe për të ‎protestuar për shporrjen e çetës së kusarëve që ka uzurpuar pushtetin e shqiptarëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco