Policia fsheh të vrarin në Sheshin e Flamurit, reagon Berisha: Narkopolicia e 'kimikut' dhe e Edvinit

Policia fsheh të vrarin në Sheshin e Flamurit, reagon Berisha: Narkopolicia e 'kimikut' dhe e Edvinit

11:48, 16/05/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot, fshehjen nga Policia të vdekjes së një qytetari në Vlorë, i cili ishte dhunuar rëndë në mes të qytetit. Berisha shkroi në rrjetet sociale krahas mesazhit nga qytetari:

“Fshihet nga narkopolicia krimi i shëmtuar, rrahja me pasojë vdekjen e qytetarit në Vlorë! Fshehja e krimeve, tipar i narkopolicisë së Vasal Kimikut dhe Edvin Mashtrimit! – nënvizon ai. - Çdo ditë qytetarët denoncojnë narkopolicinë për fshehje të krimeve. Shkaku kryesor i këtij qëndrimi kriminal është sepse narkos me uniformë janë autorë të tyre ose krimet janë kryer nga bandat e partisë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital."

Doktor, të përshëndes. 
Një qytetar me emrin Alfred Deliaj, rreth 50 vjeç, para 3 ditësh u gjend në Sheshin e Flamurit i rrahur, me fraktura në kokë. Sot ndërroi jetë. 
Familjarëve në fillim iu tha që ishte aksident, më pas nuk thanë më asgjë.  Askush nuk e raportit nga mediat, apo komunikatë nga policia e shtetit. Terr informativ. Verifikojeni.Të uroj shëndet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz16/05/2019 15:05

Jane kthyer tek etrit e tyre kriminele, ne kohen e bab Dulles nuk egzistonte kronika e zeze!

Shto koment

Denonco