VIDEO/ Basha: Do ta fitojmë betejën për zgjedhje të lira, për një Republikë për shqiptarët

VIDEO/ Basha: Do ta fitojmë betejën për zgjedhje të lira, për një Republikë për shqiptarët

19:20, 13/05/2019
A+ Aa A-

Kreu i Opozitës Lulzim Basha nga protesta e opozitës deklaroi se kjo opozitë do ta fitojë betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha u shpreh se Ramës dhe krimit në pushtet do i vijë fundi nga qytetarët shqiptarë.

“Ne nuk jemi këtu për pushtet dhe për karrige, as për mandate, se i dogjëm, sepse jemi dhe do të jemi në krah të qyterarëve në këtë betejë me krimin.

Ne kemi në këtë betejë për të çliruar Shqipërinë nga krimi, korrupsioni, ne jemi në betejë për Kushtetutë, ligj, për shtet të së drejtës, për dinjitetin dhe lirinë e çdo shqiptari, që kurrë mos të ketë asnjë qeveritar të dhunojë e përqesh qytetarët shqiptarë. Ne duhet dhe do ta fitojmë betejën për zgjedhje të lira, për një Republikë për shqiptarët”, tha Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco