Basha, thirrje bandave të Shkodrës: Mos tentoni të kontaktoni me Edi Ramën, shumë shpejt do jetë pranë jush në qeli

Basha, thirrje bandave të Shkodrës: Mos tentoni të kontaktoni me Edi Ramën, shumë shpejt do jetë pranë jush në qeli

18:59, 07/05/2019
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi gjatë një takimi entuziast me qytetarët e Shkodrës se beteja e nisur më 16 shkurt, është pa kthim deri në largimin e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës.

Zoti Basha preku edhe plagën e madhe të Shkodrës që lidhet me klimën e terrorit në këtë qytetat nga bandat kriminale të lidhura me qeverinë.

Basha u bëri thirrje disa prej këtyre personave që janë pas hekurave, që të mos mundohen të lidhen në telefon me Edi Ramën, pasi shumë shpejt Edi Rama do të jetë në qeli pranë tyre.

Ja disa nga deklarimet e z. Basha në Shkodër

Ky vend kurrë nuk do të pranojë që policia e paguar nga taksat tona të dhunojë qytetarët.

Asgjë nuk do të zgjidhet pa i dhënë fund kësaj të keqeje që i zuri rrënjët te bashkëpunimi i krimit me organizatën e Rilindjes.

Në Shkodër jeni dëshmitarë që banda kriminale e Bajrajve dhe të tjerë, nxorën tytat e armëve dhe i vendosën në gjokset e komisionerëve tanë, për ti dhënë Edi Ramës një mandat.

Ata futën shokët e tyre në Parlamentin e krimit dhe u sulën mbi bizneset e pronat e shkodranëve, dhe menduan se kishte nisur ora e mbretërimit pa kufi e pa fund të krimit me mbështetjen e Ramës.

Ata harruan se këtu ka një forcë politike që krenohet se rrënjët i ka të kurajo e shkodranëve, që ka një PD të vendosur të qëndrojë në krah të Shkodrës.

Disa prej këtyre kriminelëve janë në qeli dhe mundohen të lidhen me Edi Ramën.

U themi mos u lodhni të lidheni me të, se do tua sjellim aty Edi Ramën në qëli.

Clirimi i Shqëipërisë nga qeveria e krimit është misioni jonë dhe Shqipëria si Europa është projekti jonë.

Beteja e nisur 12 javë më parë po e përmbys realitetin politik. Shqëiptarët janë zgjuar, trimëruar, dhe merira kryesore për këtë është e juaja, që me përkushtim ju poërveshët kësaj beteje atëherë kur askush nuk besonte.

Sot 11 javë më vonë, me aktin tonë historic të djegies së mandateve, gjithjë PD dhe opozuta e bashkuar është në krahun tuaj në këtë betejë pa kthim.

Ka ardhur koha që të bashkohemi dhe një herë në një betejë finale për të mbyllur tranziocionin e nisur para 3 dekadash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco