Datë e re për të përkujtuar dëshmorët? Studiuesi sugjeron ditën e vrasjes së Isa Boletinit

Datë e re për të përkujtuar dëshmorët? Studiuesi sugjeron ditën e vrasjes së Isa Boletinit

22:08, 05/05/2019
A+ Aa A-

Si çdo vit, edhe sot, politika shqiptare përkujtoi e ndarë 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve.

Dita që përkujton edhe vrasjen e Qemal Stafës, ka shkaktuar jo pak debate brenda politikës dhe jo vetëm, ashtu si edhe Dita e Çlirimit.

Për këtë arsye, studiuesi Erald Kapri, i ftuar në Ora News, shprehet se, 5 Maji nuk është një datë unifikuese.

“5 Maji është një debat sa ideologjik aq edhe një debat mes studiuesish dhe historianësh. 5 Maji është unifikuar si dita e gjithë dëshmorëve të rënë të vendit që nga lëvizja për pavarësi e deri tek të rënët në Luftën e Kosovës.  Pra 5 Maji që ka qenë një datë e imponuar për një ngjarje simbolike siç ishte vrasja e një të riu komunist si Qemal Stafa. Kjo është një datë që ka diskutime mes njerëzve. Disa që duan të nderojnë dëshmorët e kombit nuk e shohin si datë përfaqësuese dhe për mendimin tim nuk është. Edhe unë do të preferoja ndonjë datë tjetër, ose simbolikë tjetër”, është shprehur Kapri.

Sipas tij dita e vrasjes së Isa Boletinit do të bënte ndryshimin.

“Ndoshta po të ishte një datë tjetër. Mund të gjendet kompromisi. Shumë prej njerëzve nuk janë komod dhe me monumentin ku bëhen nderimet, i bërë në kohën e diktaturës dhe që ende ka një yll sipër. Nëse do të ishte një ditë tjetër që do të simbolizonte të gjithë të rënët e vendit duke përfshirë të gjithë trevat shqiptare.Ndoshta dita e vrasjes së Isa Boletinit mund të ishte një ditë mjaft e rëndësishme për të përkujtuar të gjithë të rënët e kombit shqiptar”, deklaroi studiuesi Erald Kapri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku05/05/2019 23:09

Më 5 maj u vra nga pushtuesi italian komunisti Qemal Stafa, i tradhëtuar nga "shoku" i tij enver hoxha. 5 maji duhet kujtuar si dita tradhëtisë komuniste ndaj "idealit të lirisë", i transformuar në luftë gjakatare brenda llojit për uzurpimin e pushtetit kriminal. Kujtoni vargjet e këngës: nëna e tijë plakë, shkon e qan tek varri... ; domethënë që "kriminelët fashistë italianë" në kohë lufte, i ja dorëzuan trupin e Qemalit nënës së tij për ta varrosur. ( motrat e Qemalitbnukbl i folën kurrë më, derisa vdiqën, tradhëtarit enver hoxha). Ndërsa kriminelët komunistë i kanë zhdukur trupat e viktimave të tyre të pafajshëm, të vrarë pa gjyq në kohë paqe, duke i lënë edhe pa varr, ku ti qanin nënat, gratë, fëmijët. Pra si mundet që data 5 maj të jetë datë e bashkimit të kombit në dhimbjen e tij për dëshmorët e lirisë kombëtare? Kjo është historia e tradhëtisë dhe e turpit kombëtar, dhe të mbetet në histori si e tillë, për të mos u harruar dhe përsëritur kurrë më. Përndryshe nuk do ketë kurrë paqe sociale në Kombin tonë. Nuk mundet të festohet data që kujton tradhëtinë dhe krimin e një pjese të popullit kundër pjesës tjetër. Dakord për Isa Boletinin.

Shto koment

Denonco