Stamboll, Meta pritet në takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë Erdogan

Stamboll, Meta pritet në takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë Erdogan

09:05, 04/05/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në Stamboll. Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkelqyera mes dy vendeve e popujve, Meta dhe Erdogan shprehën vullnetin e përbashkët për t'i zhvilluar ato më tej në të ardhmen. Gjatë këtij takimi, dy homologët e vunë gjithashtu theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.

Vetë Presidenti Meta ka publikuar sot në Fb, përshtypje dhe më shumë hollësi nga takimi me Erdogan: "Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, - shkroi Meta, -  dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t'i zhvilluar ato më tej në të ardhmen. Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe. Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco