Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:15, 02/05/2019
A+ Aa A-

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

Përshkallëzohet mosbindja civile, Basha: Nesër në 18:00, bllokim i akseve kryesore në të gjitha qarqet

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka njoftuar sot përshkallëzimin e aksionit opozitar me mosbindje civile, duke bllokuar akset kryesore rrugore të vendit në orën 18:00, në të 12 qarqet.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/249678/pershkallezohet-mosbindja-civile-basha-neser-ne-18-00-bllokim-i-akseve-kryesore-ne-te-gjitha-qarqet/

 

U hartua së bashku me CDU-në e Merkel/ Detyrat që do të ketë qeveria tranzitore

Në një kohë kur vendi po kalon një krizë të thelluar politike, Partia Demokratike, së bashku me aleatët e saj, po punon për hartimin e një platforme të detyrave që do të ketë qeveria tranzitore.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/249757/u-hartua-se-bashku-me-cdu-ne-e-merkel-detyrat-qe-do-te-kete-qeveria-tranzitore/

 

‘Treshja Rama-Vuçiç-Thaçi e kancerizuan Ballkanin, pastrimi i këtyre mbetjeve nga politika me votë qytetare’

"Rregulloni shtëpinë tuaj, nuk ka ndryshim të kufinjeve, Ballkani është çështje e Evropës". Ky ishte kryefjala e Samitit të Berlinit, i zhvilluar në Berlin me pjesëmarrjen e liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/249771/treshja-rama-vucic-thaci-e-kancerizuan-ballkanin-pastrimi-i-ketyre-mbetjeve-nga-politika-me-vote-qytetare/

 

Spaho: 'Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë, do i pengojmë me çdo kusht'

Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho tha nga studio e Fax News se protestat e opozitës do të intensifikohen dhe do të shtrihen në kohë, pasi nuk ka asnjë rrugë tjetër për integrimin e vendit.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/249822/spaho-zgjedhje-pa-opoziten-nuk-do-te-kete-do-i-pengojme-me-cdo-kusht/

 

VIDEO/ Provokimi ultranacionalistëve serbomalazezë ndaj shqiptarëve, reagimi i fortë i Berishës

Ultranacionalistët serbomalazezë nxisin tensione me shqiptarët në Plavë dhe Guci.

Kështu shkruan ish kryeministri Sali Berisha, i cili shton se, ndërtojnë një objekt kulti aty ku 100% e popullatës janë shqiptarë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/249815/video-provokimi-ultranacionalisteve-serbomalazeze-ndaj-shqiptareve-reagimi-i-forte-i-berishes/

 

Zgjidhja e krizës/ Bardhi i prerë: Asnjë tryezë ku Rama ulet si kryeministër

Gjatë takimit me anëtarët e rinj të PD-së në njësinë nr.7 në Tiranë, sekretari i përgjithshëm i selisë blu, Gazmend Bardhi është shprehur se, edhe pse jemi në opozitë sërish të rinj e të reja po i bashkohen siglës së PD-së.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/249800/zgjidhja-e-krizes-bardhi-i-prere-asnje-tryeze-ku-rama-ulet-si-kryeminister/

 

‘Kur Ramushi derdhte gjak për vendin, ‘kalorësi i Legjionit të Surrelit’ bënte plazh me hallatet në ajër’

Pas deklaratave të kryemnistrit të Kosovës Ramush Haradinaj, se gjatë Samitit të Berlinit, atij i ishte bërë presion nga kryeministri Rama dhe presidenti Thaçi që të pranonte këshillat për heqjen e taksës ndaj Serbisë, ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale,  të cilat ironizojnë qëndrimin e Ramës në këtë rast.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/249852/kur-ramushi-derdhte-gjak-per-vendin-kaloresi-i-legjionit-te-surrelit-bente-plazh-me-hallatet-ne-ajer/

 

E masakroi me sëpatë, varroset 53-vjeçarja në Memaliaj, nuk pranohen të afërmit e burrit vrasës

Një ngjarje e rëndë, ku burri vrau gruan, tronditi qytetin e Memaliajt ditën e djeshme. Skënder Hoxha dyshohet se ka vrarë gruan e tij Antoneta Hoxha, duke e lënë të vdekur në vend.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/249802/e-masakroi-me-sepate-varroset-53-vjecarja-ne-memaliaj-nuk-pranohen-te-afermit-e-burrit-vrases/

 

Paralajmërimi i fortë: SHBA, të gatshme të ndërhyjnë ushtarakisht në Venezuelë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërhyjnë ushtarakisht për të frenuar trazirat e tanishme në Venezuelë.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/249767/paralajmerimi-i-forte-shba-te-gatshme-te-nderhyjne-ushtarakisht-ne-venezuele/

 

Shënoi gol të 'çmendur', kjo është nota e pabesueshme për Messin!

Barcelona ka arritur të marrë fitore të madhe ndaj Liverpoolit duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimin në finalen e Madridit.

Për më shumë           

https://www.syri.net/sport/249857/shenoi-gol-te-cmendur-kjo-eshte-nota-e-pabesueshme-per-messin/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco