'Dosja 5D përbën vetëm 1 përqind të vjedhjeve të Erion Veliajt dhe bandës së tij në bashki'

'Dosja 5D përbën vetëm 1 përqind të vjedhjeve të Erion Veliajt dhe bandës së tij në bashki'

07:55, 24/04/2024
A+ Aa A-

Fjala e plotë e Kryetarit të PD, Sali Berisha, mbajtur mbrëmjen e së martës para mbështetësve të tij.

Të dashur qëndrestarë dhe qëndrestare, luftëtarë të vërtetë për dinjitetin, lirinë dhe fitoren.

Asgjë nuk na ndalon ne në rrugën tonë të triumfit, të ngadhënjimit të kauzës tonë të drejtë. Ndaj dhe ju përshëndes ju përzemërsisht, përshëndes oratorët e mrekullueshëm të parlamentit të fjalës së lirë.

Ftoj qytetarët e Tiranës që ditën e premte ta shndërrojnë në ditën e betimit, në ditën e fitores, në ditën e ngadhënjimit të kauzës sonë të drejtë.

Arrestimi i tre hajdutëve në Bashkinë e Tiranës, që kishin vendosur aty modulin e vjedhjes 100 përqind të fondeve publike. Që kishin vendosur me Erion Veliajn, modelin më të paparë në historinë e një shteti, zhdukjen e fondeve publike, ky hetim është një përdhosje, është një mashtrim i turpshëm, është një krim i shëmtuar.

Ndaj dhe i them sot çdo shqiptari dhe çdo qytetari shqiptar, por edhe partnerëve tanë se në akte të tilla kriminale, ka vetëm një verdikt: largim, largim dhe vetëm largim.

Do më lejoni para jush dhe shqiptarëve të paraqes hilet e poshtra, të ulëta, antiligjore, që Altin Dumani ka bërë me hetimin e kryehajdutit të bashkisë, Erion Veliajt.

E para, janë me dhjetëra tendera për të cilin kanë firmën dhjetëra punonjës. Në asnjë rast, në asnjë rrethanë, Altin Dumani nuk guxon të bëjë fjalë për grup të strukturuar kriminal.

Miqtë e mi! Shikoni këtë rrufjan. Ata vjedhin së bashku, ata caktojnë fituesit së bashku. Ata mashtrojnë me kriteret së bashku. Ata caktojnë fondet limite së bashku. Ata firmosin së bashku dhe këto për Daman-Zamanin nuk janë grup hajdutësh, por janë thjesht njerëz të pakujdesshëm.

Çfarë ka bërë Dumani? I akuzon të gjithë për 28 tendera, për të njëjtat shkelje të lehta dhe vetëm për shkeljet e lehta. Vetëm e vetëm se si të kyçin gojën dhe të mos akuzojnë Erion Veliajn. Vetëm e vetëm se si të kyçin dhe të mos dëshmojnë se si kanë vjedhur.

Së dyti, në paçavuren aktakuzë të Altin Dumanit për të shpëtuar Erion Veliajn, nuk bëhet asnjë vlerësim, nuk bëhet asnjë penalizim për fondet limite të stërfryra, të cilat nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e ka marrë vesh se përbëjnë sot mekanizmin ndër më kryesor të vjedhjes së tmerrshme të parave publike.

Në mënyrë të përsëritur para jush kemi denoncuar se si këta hajdutë bëjnë marrëveshje me kompanitë, në këtë rast me veten e tyre, të caktojnë një fond sa më të lartë, dhe kur është rasti me privatin, të ndajnë përgjysmë shtesën e fondit limit.

Kurse për veten e tyre, këta e vjedhin atë 100 përqind.

Për Damanin dhe Zamanin, çështja e fondeve limit nuk ekziston sepse po të hapej ky kapitull dilte vetë brenda Damani bashkë me Erion Veliajn.

Së treti, shikoni çfarë pseudoprokurorësh janë këta.

Në dosje, në tendera, në dhjetëra tendera ka kritere kualifikimi fiktive. Këto kritere, të cilat e prishin krejtësisht konkurrencën, i kanë hartuar hajdutët e bashkisë. Po pse përmendet ndonjëri prej tyre me emër për kriteret false që ka hartuar nga Damani? Asnjë prej tyre.

Po ky është një turp dhe krim i shëmtuar. Ndaj dhe të dashur qytetarë, vetëm ju jeni shpresa e fundit për Shqipërinë dhe shqiptarët. Altin Dumani, kriterin e dyfishtë e ka ligjin e poshtërsisë të shpirtit të tij. Në vendimin e SPAK dhe të gjykatës, përmendet me emër dhe mbiemër titulli i autoritetit kontraktues të Ujësjellësit të Tiranës. Por nuk përmendet kurrë, asnjë germe dhe asnjëherë, me emër dhe as mbiemër, titullari kontraktues i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Vetëm ju do mund të bëni drejtësi. Vetëm ju do mund t’i ktheni fytyrën evropiane bashkisë dhe Shqipërisë.

Altin Dumani ka dy standarde, një standard e ka për Ramën dhe Veliajn, tjetrin e ka për kujt t’i vijë radha. Kështu, çka nuk ndodh kurrë vetëm me Dumanë dhe Zamanë, tre anëtarë të vlerësimit të ofertave bëjnë të njëjtat shkelje. Bëjnë të njëjti mashtrim. Të njëjtin falsifikim. Njëri arrestohet, dy të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Hajde Daman hajde. Populli do të tregojë vendin ty. Julian Zanaj dhe Albano Janku, nuk preken paçka se kanë firmosur të njëjtin dokument, të njëjtin mashtrim si Taulant Tushaj, por meqë ai ishte në burg për një çështje tjetër, i pret atij fletëarresti për t’u tallur me qytetarët shqiptarë, kurse Albanos dhe Julian hajdutit nuk u pret fletëarresti, por i ndjek në gjendje të lirë.

Vetëm zemërimi juaj është zgjidhja. Vetëm guximi juaj është zgjidhja. Kjo dosja 5D, që keni dëgjuar ju, kjo përbën vetëm 1 përqind të vjedhjeve të Erion Veliajt dhe bandës së tij në bashki, sepse Skrapi i partisë ka marrë në shqyrtim vetëm dosjet me dëmet më të vogla. Me fonde më të pakëta.

Kurse dosjet e fondeve të mëdha, që shkojnë të mbledhura në qindra milionë, Skapi i amniston sepse është brenda vetë i korruptuar nga Erion Veliaj dhe banda e tij.

Nuk mund të dëgjojë kush në botë ndonjëherë, që ata të cilët bëjnë tendera fiktivë, pra nuk bëjnë tendera, por vjedhin pa bërë tenderin. Ata të cilët kanë caktuar fondet limite të tenderave fiktivë, kanë përcaktuar kërkesën për kualifikim, kanë shpallur dhe fituesin, ata të ndiqen në gjendje të lirë.

Vetëm e vetëm se përndryshe do të gozhdojnë Erion Veliajn dhe do tregojnë krimet e tij.

Zemërim, zemërim dhe vetëm zemërim duhet të jetë fjala e qytetarëve shqiptarë. Shkojmë pak më përtej miqtë e mi. Konstatohet se dhjetëra kontrata ishin fiktive. Konstatohet se me këto dhjetëra kontrata, Erion Veliaj, Redi Molla, Tivari e me radhë, vodhën 38 milionë euro.

Por a e dini ju o miq se nuk konfiskohet asnjë qindarkë, asnjë kontratë nuk shpallet e pavlefshme, nuk kërkohet që të kthehet e gjithë shuma e vjedhur qytetarëve.

Sepse atë e ndajnë me Dumanë, me Zamanë dhe Erion Veliajn. Ky është krim i shëmtuar. Vetëm ju jeni shpresa e fundit e këtij vendi. O sot o kurrë, t’u tregojmë vendin.

Ka një kod, ka një pasuord, ka një username. Të gjitha këto u vodhën nga hajdutët, u grabitën, u plaçkitën nga hajdutët e 5D, për të vjedhur siç donin paratë publike.

Këta meritojnë dënimet më të rënda.

Asnjë akuzë e përfillshme për ta nuk ekziston.

Sepse Erion Veliaj ka vjedhur kompjuterin e MJAFT-it kur vodhi financat e tij, është ai autori që i nxiti të vjedhin pasuordin dhe username-n.

Vetëm zemërimi juaj është zgjidhja, është verdikti, është fitorja.

Në emër tuaj, unë dua t’u shtroj një pyetje ambasadorëve të nderuar, diplomatëve në Tiranë: çfarë do ndodhte në qytetet apo kryeqytetet tuaja, në rast se fondet publike vidheshin 100 përqind? Do tallej drejtësia juaj me këtë krim të shëmtuar?

Jo, kurrë! Do flisnin qytetarët tuaj. Prandaj i lini standardet e dyfishta. Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi.

Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi. Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi. Ju merrni anën e hajdutit Erion Veliaj. Merrni anën e hajdutit Edi Ramës. Merrni anën e kriminelëve si Altin Dumani. Zgjidhje e gabuar. Shqipëria po shkatërrohet nga këta hajdutë!

U thoni shqiptarëve çfarë do bënin në vendet tuaja para vjedhjeve të tilla qytetarët? Është e lehtë të vërsulesh me breshëri deklaratash ndaj qytetarëve më të vjedhur në Europë dhe në botë. Është e lehtë të mbrosh atë që përdor standarde të dyfishta dhe të trefishta.

Por faturën e paguajnë shqiptarët. Faturën e paguan Shqipëria. Ndaj dhe ftoj qytetarët të bëhen europianë më shumë se kurrë.

Të marrin në dorë fatin e tyre. Të shpëtojnë Shqipërinë. Kjo betejë nuk ndalet kurrë. Erion Veliaj, sot nga Hanoveri shkon nesër në Holandë për të takuar hajdutët ku ka çuar paratë e inceneratorit. Askund në botë nuk do mund të kthehej në aeroport ky hajdut.

Ndaj dhe betejë, betejë, betejë gjer në fitore. E premtja është dita e triumfit.

Dita e fitores. Dita e ngadhënjimit. Dita e drejtësisë. Dita e kauzës sonë. Rrofshi ju, rroftë fitorja!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco