Gazetari që 'rrënoi' karrierën e Gabriel Escobar flet për KAFE SHQETO: Mbante krahun e Serbisë, SHBA heshti

10:43, 06/05/2024
A+ Aa A-

Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së, është liruar nga detyrat e tij si i dërguar në Ballkanin Perëndimor në një zhvillim të rëndësishëm.

Ky veprim vjen pas punës së thellë hetimore të revistës THE FRONTLINER, e cila zbuloi konflikte të mundshme interesi dhe hodhi dyshime mbi integritetin e tij diplomatik.

Konfirmimi i shkarkimit të Escobar erdhi nga një burim brenda Kongresit Amerikan menjëherë pasi Vudi Xhymshiti, kryeredaktor i THE FRONTLINER, u shfaq në një emision televiziv duke diskutuar mbi rolin jetik të shtypit në demokraci dhe pengesat me të cilat përballen gazetarët kur sfidojnë figurat me ndikim.

Në një intervistë për “KAFE SHQETO” në SYRI TV, Xhymshiti u shpreh se lidhja e Escobar më qeverinë Serbe është e qartë dhe 'Departamenti i Shtetit nuk e ka përgënjeshtruar asnjëherë këtë lajm dhe nuk ka komunikuar asnjëherë me mua si autor i këtyre hulumtimeve'.

Është e dukshme që Escobar mban krahun e Serbisë, e cila është nënshkruar në një marrëveshje për të bashkërenduar politikën e saj të jashtme për Ballkanin Perëndimor me Federatën Ruse në shtator të vitit 2022.

Një Serbi, e cila është shtëpi për qendrën e spiunazhit të Federatës Ruse për Ballkanin Perëndimor. Një Serbi, e cila udhëhiqet nga Aleksandër Vuçiç, i cili ka qenë zëvendësi i administratës së Sllobodan Millosheviç, e cila është përgjegjëse për vdekjen e  150 mijë civilëve në luftërat e Ballkanit përgjatë një dekade.

Departamenti i Shtetit amerikan ka pasur mundësi për të dhënë komentet e tyre për informacionet tona, por kanë zgjedhur të mos përgjigjen.

Me 22 mars, Escobar do të prezantohej në një konferencë shtypi në Bruksel, në momentin që Frontliner dhe unë kemi paralajmëruar pjesëmarrjen dhe kemi deponuar pyetjet tona, në momentin e fundit, Escobar është tërhequr nga konferenca.

Pavarësisht pyetjeve të shumta, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga këto organe deri në momentin e shkrimit të këtij shkrimi. Heshtja ngre pyetje në lidhje me transparencën dhe gatishmërinë e qeverisë së SHBA-së për të trajtuar publikisht çështjet e ngritura nga raportimi i THE FRONTLINER.

THE FRONTLINER vazhdon të kërkojë përgjigje dhe ruan angazhimin e tij ndaj gazetarisë rigoroze. Implikimet e shkarkimit të Escobar-it janë të gjera, duke ndikuar potencialisht në strategjitë e SHBA-së në Ballkan dhe në peizazhin më të gjerë diplomatik ndërkombëtar. Ky rast gjithashtu thekson rreziqet dhe sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen gazetarët në mbarë botën, duke riafirmuar domosdoshmërinë për mbrojtje dhe mbështetje të fuqishme për shtypin në rolin e tyre vendimtar si roje të demokracisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco