Përshkallëzohet mosbindja civile, Basha: Nesër në 18:00, bllokim i akseve kryesore në të gjitha qarqet

Përshkallëzohet mosbindja civile, Basha: Nesër në 18:00, bllokim i akseve kryesore në të gjitha qarqet

11:31, 01/05/2019

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka njoftuar sot përshkallëzimin e aksionit opozitar me mosbindje civile, duke bllokuar akset kryesore rrugore të vendit në orën 18:00, në të 12 qarqet.

Pas takimit që pati sot me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, Basha tregoi vendimin e marrë bashkarisht: “Me zonjën Kryemadhi dhe aleatët po konkludojmë hapat që opozita do të hedhë në aksionin e saj.

Jemi në një krizë të gjithanshme dhe në një krizë totale edhe të procesit më jetik, atë të integrimit të Shqipërisë në BE. Shkak i kësaj krize është qeveria e lidhur me krimin që ka asgjësuar Kushtetutën, demokracinë, zgjedhjet, votën e lirë.  Ndaj, ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjithë planet. Nesër nga ora 18:00 do të nisë aksioni në të 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore, si një intensifikim, përshkallëzim i mosbindjes civile.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t01/05/2019 13:46

Akoma me bllokim rrugesh do vazhdoje ky .Gabim.Pse krijon me zor pakenaqesira edhe te ata qe nuk e duan ramen,por nuk jane militante te opozites.Pse nuk kerkon te bllokohet prokuroria apo s'ja nxë goja

Shto koment

Denonco