Takimi me demokratët e Lezhës/ Elda Hoti: Veriu i diskriminuar nga qeveria Rama

21:42, 26/04/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës Elda Hoti, në fjalën e saj me demokratët e Lezhës u ndal tek sfidat e partisë demokratike gjatë këtij viti, përballë narkoshtetit të drejtuar nga Rama, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata demokratë që kanë qëndruar të bashkuar në çdo betejë.

"Kemi kaluar një vit të vështirë e plot sfida e do duhet të përballemi çdi ditë me një regjim që po prapagandon zgjedhjet, po vjedh me idenë se Shqipëria po bëhet mirë, por kush më mirë se ju e njeh këtë qeverisje" -u shpreh Hoti.

Deklarata e saj:

"Të nderuar demokratë dhe demokrate, sot dua të ju falenderoj sinqerisht secilin prej jush, qëndrestar të vendosur që vazhdoni të luftoni me regjimin e Ramës.

Është një moment mjaft i rëndësishëm ky dhe jam falenderuese për çdo demokrat kur shikon se Partia Demokratike po rigjen rrugën e saj drejt një opozitë të fortë sot, e nesër për t'u rikthyer në qeverisje, si altenativa e vetme kur sa herë ka qeverisur partia demokratike mbi veriun ka rënë dritë.

Sot fatkeqësisht veriu i Shqipërisë është në kulmin e harresës, ky kryeministër e kjo qeveri e kanë përfshirë veriun në listën e zezë të investimeve, zero investime për qarkun e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës.

Kjo qeveri po mbjell vetem varfëri dhe shpopullim, si asnjëherë më parë. Kemi kalaur një vit të vështirë e plot sfida e do duhet të përballemi çdo ditë me një regjim që po prapagandon zgjedhjet, po vjedh me idenë se Shqipëria po bëhet mirë, por kush më mirë se ju e njeh këtë qeverisje.

Është vit i vështirë, por jo fitore e pamundur nga ne, pasi e kemi treguar këtë që s’ka regjim që e mund qarkun e Lezhës në të gjithë Shqipërinë".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco