Pse Edi Rama ‘braktisi’ Olsin për Engjëll Agaçin?!

Pse Edi Rama ‘braktisi’ Olsin për Engjëll Agaçin?!

08:30, 24/04/2024
A+ Aa A-

Nga Bledian Koka/

Intervista e kryeministrit tregoi sot se ai ka zgjedhur si vëlla të vetëm Engjëll Agaçin. Ne gati 10 minuta interviste, Edi Rama doli para shqiptarëve për të justifikuar Engjëllin, por nuk tha asnjë fjalë për të vëllanë e vet Olsi Rama i cili po njesoj trajtohet si Agaçi në investigimin e RAI3! Njëri i mbron dhe i liron trafikantët e drogës, tjetri bashkëpunon ngushtë me to! Të dy janë në fakt fytyra e vertetë e Edi Ramës! Sot halli i Edi Ramës për një ditë nuk ishte Olsi, por Engjëlli! Diferencimi në intervisten e tij ishte i qartë! Edi Rama bën sikur reportazhi që shqiptarët e panë vetëm në Rai 3 dhe Syri TV, nuk ka folur për "shoqërine e keqe" të Olsi Ramës, por vetëm i kanë merzitur Engjëllin e tij! Intervista tregoi gjithë frustracionin e një njeriu që po kërkon se kush po ia fut dhe e di mirë që vrima nga po i hyn është Agaçi!

p.s...unë nuk pres që Edi Rama të mos e mbrojë Engjëll Agaçin, ajo që është e çuditshme është pse vendosi të "braktisë" Olsi Ramën?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco