Bardh Spahia: Tragjedia e sotme në Shkodër pasqyrë e depresionit ku është zhytur shoqëria jonë

Bardh Spahia: Tragjedia e sotme në Shkodër pasqyrë e depresionit ku është zhytur shoqëria jonë

22:39, 05/05/2024
A+ Aa A-

Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me tragjedinë e sotme që është zbardhur në Shkodër, ku një nënë bashkë me tre fëmijët e saj janë hedhur në ujërat e lumit të Bunës, duke gjetur vdekjen.

‘Përtej propagandës e fasadës boshe e bajate të "nadja e mirë Shkodër" dhe "natën e mirë Shkodër", kjo ngjarje tepër e dhimbshme duhet të jetë thirrje ulëritëse për institucionet që kanë mbyllur sy e veshë ndaj depresionit, varfërimit por edhe kriminalizimit të shoqërisë dhe janë vërsulur babëzisht në vjedhje e korrupsion duke lartësuar veset dhe ulur vlerat’, shkruan Spahia në Facebook.

Postimi i plotë:

Tragjedia e sotme në Shkodër pasqyrë e depresionit ku është zhytur shoqëria jonë.

Ngushëllimet më të ndjera familjes për humbjen e tmerrshme të vajzës së vogël dhe uroj që të paktën nëna dhe dy fëmijët e tjerë të cilët janë akoma të zhdukur, të mos kenë të njëjtin fat.

Kjo ngjarje të trishton thellë në shpirt dhe duhet të prekë ndjenjat e gjithësecilit prej nesh.

Përtej propagandës e fasadës boshe e bajate të "nadja e mirë Shkodër" dhe "natën e mirë Shkodër", kjo ngjarje tepër e dhimbshme duhet të jetë thirrje ulëritëse për institucionet që kanë mbyllur sy e veshë ndaj depresionit, varfërimit por edhe kriminalizimit të shoqërisë dhe janë vërsulur babëzisht në vjedhje e korrupsion duke lartësuar veset dhe ulur vlerat.

Kriminalizimi i shoqërisë, rrënimi i ekonomisë dhe mungesa e shpresës për të ardhmen apo edhe humbja e besimit në institucionet shtetërore, ku asgjë nuk zgjidhet pa rryshfet, janë shkak dhe motiv i shumë ngjarjeve të trishta që fatkeqësisht dëgjojmë çdo ditë në këtë vend që po boshatiset dita ditës pikërisht sepse e mira nuk gjen vend e shtypur barbarisht nga e keqja!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco