Lideri i opozitës Sali Berisha ka publikuar të tjera skandale nga dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës, duke akuzuar Altin Dumanin se ka kufizuar hetimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj deri në shkurt të vitit 2021.
‘Se çfarë ndodh nga shkurti 2021 në shkurtin e 2024, për këto Skapi është zero’, theksoi Berisha.
Berisha: Qytetarë dhe qytetare.
Çdo ton dhe, ton zhavorr që krijohej nga punët publike të bashkisë së Tiranës, depozitohej në vjedhjen e shekullit tek privati me paratë e taksapaguesve.
Asnjë akuzë nuk ka Veliaj ndonëse me dokumente është gjetur se thotë, këtij merrja paratë, këtij tjetrit mos ja merr paratë.
Pra tregon se ishte pronari i Sharrës.
Koha ka ardhur populli të bëjë drejtësinë, të marrë fatin e tij në duart e tij.
Të bësh drejtësinë do të thotë të marrësh fatin në duart e tua.
Të vazhdojmë miqtë e mi se ka rëndësi shumë.
Të jemi të vërtetë. E vërteta është forca jonë, e vërteta na bën ne të lirë.
Erion Veliaj të gjitha këto janë akt akuza e shqiptarëve për ty, por edhe për Dumanin, Krajën e kompani.
Të dashur miq!
A e dinë shqiptarët se për të zvogëluar vjedhjen e Erion Veliajt dhe vjedhjet e Dumanit e Krajës me Erion Veliaj, këta kanë kufizuar analizën gjer në shkurt të vitit 2021.
Se çfarë ndodh në këto vite, nga shkurti vitit 2021 në shkurtin e vitit 2024, dhjetëra e dhjetëra milionë euro, për këto Skapi është zero, është mburojë, mbron vjedhjet.
A mund ti thoni ju shqiptarëve o të paftyrë dhe amoralë, që ndryni në ‘arrest shtëpie’ njeriun që ka marrë 400 metra të gjyshërve të tij.
Pse fshiheni, pse zbrisni ju nga vjedhja e tmerrshme e qytetarëve, vjedhjen e tre viteve që shkon së paku 60 milionë euro.
Ç’moral keni ju more, keni moralin e hajdutit të Erion Veliajt.
Qytetarë dhe qytetare merrni fatin në duart tuaja, fati në duart tuaja do të sjellë dhe drejtësinë.
© SYRI.net