Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Metaliaj në Lezhë: Qeveria Rama ka prioritet narkoshtetin

21:27, 26/04/2024
A+ Aa A-

Lindita Metaliaj, deputete e Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës gjatë fjalës në takimin me demokratët e Lezhës, është shprehur se fatkeqësisht Shqipëria që po drejtohet nga Rama është shndërruar në mafia dhe mafia në shtet, pasi nivelet e krimit që po shfaqen këtu, nuk ndodhin në asnjë shtet europian.

Deklarata e saj:

‘Berisha duhet të ishte sot këtu me ne, po për shkak të një padrejtësie, një gjyqi politik që drejtësia e re e dirigjuar dhe orkestruar nga Rama e mban atë padrejtësisht në arrest shtëpie.

Në fakt kjo ndodh vetëm në ‘Narko shtetin’ e Ramës sepse nuk mund të ndodhë në një vend anëtar të NATO-s apo vend europian, por ndodh tek Shqipëria që drejtohet nga Rama që shtetin e ka shndërruar në mafie, dhe mafien në shtet.

Dua t’i uroj shumë suksese në detyrën e tij të re kryetarit ët zgjedhur, anëtarëve të Partisë Demokratike në Lezhë dhe kryetarit.

Ne së bashku kemi bërë disa beteja, por sot do të ndalem tek dy betejat e fundit.

Në vitin 2021 kishim një betejë të vëshirë, sepse përballë nuk kishim një parti politike, por një organizatë kriminale e cila drejtohet nga Edi Rama, por megjithatë ne të bashkuar ja dolnm të fitojmë bindshëm në qarkun Lezhë dhe besoj do ja dalim dhe në vijim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco