U hartua së bashku me CDU-në e Merkel/ Detyrat që do të ketë qeveria tranzitore

U hartua së bashku me CDU-në e Merkel/ Detyrat që do të ketë qeveria tranzitore

16:33, 01/05/2019
A+ Aa A-

Në një kohë kur vendi po kalon një krizë të thelluar politike, Partia Demokratike, së bashku me aleatët e saj, po punon për hartimin e një platforme të detyrave që do të ketë qeveria tranzitore.

Duke e cilësuar si kusht të panegociueshëm për të hyrë në zgjedhjet vendore krijimin e një qeverie tranzitore, Opozita është duke punuar dhe do të prezantojnë detyrat që do të ketë kjo qeveri.

Sipas burimeve nga grupi i punës që është duke punuar për këtë platformë, detyra kryesore që do të ketë kjo qeveri e mandatuar me konsensusin e të gjithë aktorëve politikë, e cila do të ketë detyrë parësore dërgimin e vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Kjo qeveri pritet të punojë me një afat 3-6 muaj deri në zhvillimin e zgjedhjeve.

Gjithashtu, pritet që të kërkohet për depolitizim të komisioneve zgjedhore. Në fokus të qeverisë tranzitore do të jetë edhe miratimi i Kodit të ri Zgjedhor, nga i cili, aktualisht, për shkak të lënies së mandateve, janë të përjashtuar PD dhe LSI.

Kujtojmë se, platforma e PD dhe opozitës është hartuar në bashkëpunim me zyrtarë të partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t01/05/2019 17:06

3-6 muaj ata ministra nuk adaptohen me detyren e re e jo me te zbatojne objektivat e vendosura me konsemsus

Shto koment

Denonco