Zaev dorëhiqet nëse nuk hapen negociatat në qershor/ Po Rama?...

Zaev dorëhiqet nëse nuk hapen negociatat në qershor/ Po Rama?...

19:11, 29/04/2019
A+ Aa A-

Merkel nuk mund të marrë asnjë vendim pa miratimin e Bundestagut. Siç mësohet më tej nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave. 

Burime nga CDU/CSU i thanë Dw-së vendimi i tyre do të shtyhet në shtator.

Ky është lajmi që raportoi pak më herët Deutche Welle sa i përket mundësisë së hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ky është dështimi i dytë rradhazi për kryeministrin Edi Rama, i cili një vit më parë madje “festoi” hapjen e negociatave me Brukselin, edhe pse një gjë e tillë nuk ndodhi realisht.

Por ndryshe duket situata me Maqedoninë e Veriut pas arritjes së Marrëveshjes së emrit me Greqinë.

Sipas medias zyrtare gjermane, kancelarja Angela Merkel ka ushtruar presion ndaj presidentit francez Emmanuel Macron, që ky i fundit të bëjë lëshime për Shkupin dhe të pranojë hapjen e negociatave. 

Ndërkohë vetë Zoran Zaev, gjatë Samitit të Berlinit, është shprehur se, është i gatshëm të dorëhiqet nga detyra nëse në qershor Shkupi nuk hap negociatat me BE-në.

Po kryeministri ynë kur pritet ta bëjë një gjë të tillë?...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi29/04/2019 20:00

Te jet e vertet? Se na erdhi ne maje te hundes: Hap TV në një stacion, del Erjon skuthi duke bere propagande per fidane pemesh a thua se populli ha gjethe pemesh. E kalon TV ne kanal tjeter, del Edi Kokaina duke bere bejte. Na jane bere si mysafir te paftuar shtepie dhe kane vite qe nuk na hiqen qafe! Neper studio na del Elisa e Spiros dhe e Palit duke i bere elozhe Skenderbeut te vet. Na del dhe debatikasi Cakaj i vogel duke rrecituar cope cope vjersha. Keta paskan qene rrace e keqe hithrash!

RAMAZANI29/04/2019 19:49

PO ÇFAR THONI MORE PO RAMA E KA PER NDER TE MOS HAPEN NEGOCIATAT. AI PUNON QE TE MOS HAPEN NEGOCIATAT DHE PO U HAPEN AI JEP DOREHEQJE.

Daj Jaku29/04/2019 19:21

Këtij tonit ja ka fajin Saliu, i cili liberalizoi vizat, kështuqë shqiptarët ikën të gjithë në Europë dhe Amerikë ato që mbetën nuk duan BE por dun usta dullën se.

tironci29/04/2019 19:15

Rama do e japi ma para.

Shto koment

Denonco