Bashkimi Kombëtar/ Ja çfarë mendon Lulzim Basha

Bashkimi Kombëtar/ Ja çfarë mendon Lulzim Basha

20:24, 28/04/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për gazetën sllovene ‘Delo’, ku ka folur rreth situatës politike në vend, nevojën e vendit për largimin e kryeminstrit Edi Rama si dhe se çfarë synon Opozita me aksionin e saj.

Por kreu i opozitës është ndalur edhe te emigrimi masiv i shqiptarëve vitet e fundit si dhe te një temë që jo pak herë tërheq vëmendjen, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, ideja e bashkimit.

I pyetur nëse, keni ndonjë mendim për idenë e bashkimit apo “Shqipërinë e madhe”?, Basha përgjigjet:

“Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Po ashtu, të njëjtën aspiratë kanë edhe Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Kësisoj, jam I bindur se të gjithë shqiptarët në këto pesë vende do të bëhen bashkë si anëtarë të BE-së”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco