'Në ditët në vijim do rrethojmë Surrelin, rrethimi i kryeministrisë nuk është asgjë'

'Në ditët në vijim do rrethojmë Surrelin, rrethimi i kryeministrisë nuk është asgjë'

19:26, 25/04/2019
A+ Aa A-

Protesta do të zgjasë aq sa ta kërkojnë qytetarët. Po jo vetëm kaq por në ditën në vazhdim nëse Rama do të vazhdojë të bëjë kapadiun, mund të ketë rrethim edhe të Surrelit.

Kjo është deklarata e ish-deputetit demokrat Klevis Balliu, që paralajmëroi se rrethimi i kryeministrisë nuk është asgjë, dhe se në ditët në vijim mund të rrethohet edhe Surreli.

Balliu tha më tej se fitorja më e madhe e shqiptarëve është arrestimi i të gjithë atyre që kanë vjedhur taksat e qytetarëve dhe kjo do të bëhet menjëherë pas largimit të Ramës nga pushteti.

“Protesta do të zgjas aq sa të duan qytetarët, deri në fitoren e plotë. Fitorja e parë do të jetë largimi i Edi Ramës dhe fitorja më e madhe do të jetë arrestimi i të gjithë atyre që kanë vjedhur popullin dhe qytetarët. Mos u habisni, rrethimi i kryeministrisë nuk ishte asgjë,  kur të shihni se deri ku do të arrijë revolta e qytetarëve, mos u habisni kur të bllokohet Surreli. Burgut nuk do ti shpëtojë, jo se e them unë por se e thotë sovrani. Revoltat nuk kanë as plane dhe as skema, se ku do të shkojë kjo rrevoltë do ta shihni në ditët në vijim” -tha Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Atdhetari25/04/2019 21:28

Bravo z.Balliu, rrethimi i shtepise se qelbesires Rama duhet bere sa me pare, ne do ju mbeshtesim me prezencen tone, e rendesishme qe te gjithe te prekurit nga arroganca e shtetit te Rames duhet te jene atje, dhe me varre dhe me dalta t'ja shkatarrojme shtepine hajdutit. Atehere ky burracak do e kuptoje se sa i vlen lekura. Zoti e ndeshkofte!

Shto koment

Denonco