Si do ti pamundësojë opozita zgjedhjet e 30 Qershorit?/ Flet Dorian Teliti

Si do ti pamundësojë opozita zgjedhjet e 30 Qershorit?/ Flet Dorian Teliti

16:26, 19/04/2019

I ftuar në Syri.net përballë gazetarit Alen Xhelili, drejtori i Kabinetit të kreut të PD-së, Dorian Teliti ka shpejguar rrugët që do të ndjekë opozita për të pamundësuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Qytetarët nuk mund të bëhen pjesë e kësaj farse politike. Do të bëjmë një vetëdijesim, me mjete demokratike, që zgjedhjet të mos bëhen dhe njerëzit të mos bëhen pjesë e kësaj farse politike. Qytetarët do të pamundësojnë me mjete demokratike zgjedhjet e 30 Qershorit. Kryeministri Edi Rama do të jetë në detyrë edhe për pak ditë. Zgjedhjet e 30 qershorit do të pamundësohen nga vetë qytetarët. Kjo do të jetë një punë intensive e opozitës për të vetëdijesuar qytetarët. Ajo që ka ndodhur do të ndodhë sërish nëse Rama shkon në zgjedhje", u shpreh Teliti.

Sipas tij, me Ramën kryeministër nuk ka as zgjedhje më 30 qershor dhe as negociata.

“Largimi i Ramës si kryeministër dhe negociatat për qeveri tranzitore janë dy kushtet. Më pas opozita merr pjesë në zgjedhje. Ne nuk duam pushtet në tavolinë. E ka faktuar se Rama nuk mund të japë zgjedhje të lira e të ndershme. Prandaj duam dhe qeveri tranzitore, disa mujore, me punën dhe me platformën e saj do të çojë vendin në zgjedhje dhe aty fitoftë më i miri”, vijoi Dorian Teliti.

INTERVISTA E PLOTË:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco