Udhëtimi misterioz i ministres në Maltë, ditët kur u kap kontenieri me kokainë!

Udhëtimi misterioz i ministres në Maltë, ditët kur u kap kontenieri me kokainë!

14:30, 12/04/2019
A+ Aa A-

Një vizitë misterioze e ministres së Financave Anila Denaj në Maltë, pikërisht në ditët kur atje u kap një kontenier me 2.7 milionë euro kokainë, destinuar për në Shqipëri, ka ngjallur dyshime të forta në radhët e punonjësve të institucionit.

Vizita e habitshme pa asnjë koleg me vete ka ngjalur dyshime për aktivitetin e zonjës Denaj, në kushtet kur më herët një zëvendëse e saj dha dorëheqjen duke mos pranuar të firmosë një kontratë të re koncensioni korruptiv.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e bërë nga nëpunësit e ministrisë së Financave me këtë shënim: "Një udhëtim i ndrikull Falimentimit në Maltë!Lexoni çfarë shkruan nëpunësi dixhital."

Përshëndetje z.Berisha.

Me këtë mesazh desha t’ju njoftoj se Ministrja e Financave e cila ka ndezur një sherrnajë të madhe në ministri, ka vajtur në Maltë në një udhëtim misterioz, vetëm, pa asnjë njeri me vete, ditët që është kapur droga që do të vinte nga Malta në Shqipëri.

Ka ikur më 14 dhe është kthyer më datë 16.

Mirë do të jetë të hetohet udhëtimi i saj.

Gjithashtu kjo zonjë ka ndezur sherre të mëdha në ministri, në radhë të parë me zëvendëset e saj.

Zëvendësministrja, që iku, dha dorëheqjen se nuk firmosi PPP-në e radhës për kontrollin teknik, si korrupsion i hapur.

Ju lutem anonim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera12/04/2019 17:43

te shohim rezultatet e guximit te budallackes, Anila Denaj?!

Koincidenca12/04/2019 15:56

Ka qenë thjesht një koincidencë, mos kujtoni se ka shkuar të sigurohet për mosprekjen e sasisë dhe cilësisë që i duhet E Dramës. Sepse Kadrinjë kështu do ta komentojnë. Të gjithë e kanë të qartë si drita e Diellit që Drama nuk përdor asnjë lloj cilësi të dyshimtë kokaine, prandaj edhe nuk pranon të bëjë testin. Për çfarë duhet bërë testi kur dihet që nuk e përdor? Prandaj edhe vizita e ministreleshit nuk ka lidhje me drogën.

ana12/04/2019 15:39

po kete e kan hequr nga procredit per vjedhje.....

Shto koment

Denonco