Abuzime e përfitime, vihet nën hetim rektori i Bujqësorit

Abuzime e përfitime, vihet nën hetim rektori i Bujqësorit

15:47, 08/04/2019
A+ Aa A-

Pasi përçau protestën e studentëve, sepse ishte nën presionin e Edi Ramës, rektori i Universitetit Bujqësore, Bahri Musabelliu është vënë nën hetim.

Duket se Musabelliu nuk i duhet më Ramës dhe ky i fundit ka nisur hakmarrjen ndaj rektorëve në lidhje me protestat studentore që tronditën me themel qeverisjen e kreut të PS.

Pasi kërcënoi me hetime dekanin e Ekonomikut Dhori Kule, Rama ka urdhëruar që të nisin hetimet ndaj rektorit të Universitetit Bujqësor.

Rektori Bahri Musabelliu është vënë në hetim nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘pastrimit të produkteve të veprës penale’, në shërbim të ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Hetimi i filluar do nxjerrë në pah mënyrën sesi rektori Bahri Musabelliu duke shkelur ligjin dyshohet se ka përfituar nga fondet publike, për interesa te ngushta personale.

Ndërkohë që burime tregojnë për jetën luksoze që rektori Bahri Musabelliu bën së bashku me familjarët e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Malo08/04/2019 18:16

Tani u kujtuat per Musabelliun se nuk ju dorezoi pronat?! Futjuni dhe pronave te UT se e keni pergatit terrenin. Fushat e kompleksit portiv jane yll per pallate.b

keli08/04/2019 16:50

Po Skender Topi kur e ka rradhen. Ai ka me shume "gjynahe" se Musabelliu. Nuk ka lene qoshe dhe dhome te Universitetit pa i mbushur me te punesuar. Ka shume here me teper administrate se sa staf akademik. Pensionistet e nderuar dhe me tituj shkencore i "shporri" nga Universiteti ne kundershtim me cdo ligj, me cdo eksperience te vendit dhe te botes. I duheshin ato ore mesimi te pensionisteve per klientet. Ligjet dhe rregullat i ben sic i do qejfi.

Shto koment

Denonco