Sondazhi/ Meço: Humbësi më i madh është Rama

Sondazhi/ Meço: Humbësi më i madh është Rama

21:52, 04/04/2019
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin “360 gradë”, ku po diskutohet sondazhi i IPR, i publikuar ditën e djeshme, gazetarja Sonila Meço deklaroi se humbësi më i madh është kryeministri Edi Rama.

“ Ky sondazh është bërë në një situatë të paprecedentë. Në një situatë që deri vonë është perceptuar që do të shkojë si luftë nervash. Nga njëra anë kryeministri duke pretenduar se opozita do të lodhet nga dalja në në rrugë, në një rrugë pa krye. Nga ana tjetër opozita mendon se do të fitojë më shumë popullaritet dhe i del popullit e zhveshur. Nga kjo pikëpamje që kryeministri do të përshkallëzohej, kjo nuk diskutohet. Sepse sipas tij kjo gjë jo vetëm forcon frontet militanteske, por e bën shoqërinë akoma dhe më të polarizuar, por nga ana tjetër e bën opozitën edhe më agresive dhe e nxjerr më shpejt nga vetja. Mendoja se do të shkonte në një përshkallëzim kryeministri sepse nuk ka rrugë tjetër. Palët janë në rrugë pa krye sepse opozita e ka vënë kryeministrin në një rrguë të paprecedentë. Sa i takon sondazheve keni të drejtë kur thoni që bëhen për llogari të dikujt. Unë kam dëgjuar edhe nga forcat e politike kur bëhën sondazhet e tyre të brendshme, nuk i shohin si një pasqyrë për të reflektuar, por për të kënaqur egot. Kur një sondazh shfaqet ka reagime nga më të ndryshmet. Noto mbrëmë tha që humbësi gjithmonë do të ketë kontradiksione. Në Shqipëri humbësi më i madh është kryeministri”, është shprehur Meço.

Sipas sondazhit në fjalë, opozita (PD-LSI) MARRIN 53% të votave, kundrejt 44% të PS-së.      

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco