Ja si ndryshon Berisha nga Rama/ 'Tahiri kanabizoi Shqipërinë, Olldashi futi në burg Aldo Baren'

Ja si ndryshon Berisha nga Rama/ 'Tahiri kanabizoi Shqipërinë, Olldashi futi në burg Aldo Baren'

18:15, 01/04/2019
A+ Aa A-

Ish-drejtuesi i Policisë së Lezhës, Arben Hadarmataj, duke komentuar situatën e rëndë kriminale në vend ka bërë edhe një paralelizëm midis dy qeverisjeve në luftën ndaj krimit të organizuar.

Hajdarmataj tha nga studio e Ora Neës, se Saimir Tahiri si ministër i Brendshëm inkriminoi policinë, ndërsa i ndjeri Sokol Olldashi kur ishte ministër i Brendshëm falë vullnetit politik të qcverisë Berisha futi në burg, kriminelë si Aldo Bare.

‘Në periudhën kur ministër i Brendshëm, ishte Saimir Tahiri gjithë struktura e Policisë së Shtetit u inkriminua, përveç ndonjë drejtuesi, sepse kështu ishte inkriminimi. Nga polici që punonte në bazë deri tek drejtuesit e qarqeve. Për mendimin tim u mor vendim politik që të mbillej hashash në të gjithë Shqipërinë dhe Shkodra është një nga qarqet më të prekura.

Si në Shkodër dhe më gjerë, situata kriminale nuk është e mirë.Vjen për shumë shkaqe dhe faktorë, nuk duhet ta përzijmë me pjesën politike, por nuk i shmangemi dot, sepse politika është ajo që ka ndikimin kryesor të situatës ku ne jemi aktualisht, sa i përket situatës së rendit dhe qetësisë në Shqipëri.

Për mendimin tim një nga shkaqet kryesore. Sepse nëse ka një vullnet të hekurt politik sepse ne e kemi parë në 2005 kur Olldashi ishte ministër dhe kishte një vullnet të hekurt politik, grupet më të rrezikshme si Aldo Bare, u arrestuan dhe shkuan para hekurave. Sot kemi lulëzim të krimit në të gjitha rrethet. Ndoshta është pak më në hije, por është e rënduar. Kemi Tiranën, Elbasanin, Durrësin. Shkaku është politika,’ tha Hajdarmataj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku01/04/2019 20:12

Nui do as mend e as kalem për me nxjerrë konkluziin Z . Hajdarmataj. Ku i desh bytha EDramës, burgosi 37.000 kryefamiljarë për mospagim 10 kwh energji elektrike. Si mundet të zhvillohej një ekonomi totale e kultivimit dhe e trafikut të drogës në një bythvend si Shqipëria, me gjithë kontrollin kapilar të policisë dhe të organizatave PS në territor, pa bekimin e komandant EDramës? U vu në shërbim MPB dhe MInistria e Mbrojtjes, me radarë, aeroporte, rojet kufitare dhe detare, pa e çarë bythën fare nga dhjetra denoncime të përditëshme, vetë kryekaragjozi kushedi sa herë është tallur me fenomenin tragjik, sepse në fund të fundit vetëm karagjozlliqe din me bo. Më pas, me bisht ndër shalë u tall me ministrin Tahirin si dru i shtrembër, ndërsa kryekrimineli Gramoz Ruçi i siguroi imunitetin parlamentar. Sa karagjozlliqe kemi parë e ndëgjuar rreth mushkonjave, ose ngarkim shkarkim i ministrave të Ministrisë Drogës, edhe atë të Mbrojtjee e hoqi me "lezet". Po xhirot e ministrit me gjithë familjarë brenda e jashtë shtetit me makina kriminelash e me skafe kriminelësh 860 mijë euro kesh me gjithë patentat e ministrit, i cili kish gënjyer publikisht para një jave mbi patentat e skafit. Heronjtë trima të policisë, si Zagani, që u inkriminuan sepse paditën krimin e kushërinjve të ministrit, sot janë azilantë politikë në Zvicër (mjafon ky fakt për të rrëzuar pushtetin politik në një demokraci). Po historitê e Babaleve dhe Alizotëve të ministrit tjetër me vëllanë trafikant të dënuar në Itali, por që trafikonte i lirë si bosi i drogës në Vlorë. Deri aty sa Bota pyeti, a nuk ka në Shqipëri ndonjë jotrafikant për ta bërë ministër policie? Dhe Edrama e gjeti një malcor gjeneral ushtrie, ky i fundit gazifikoi popullin armik me gaz luftarak serb, tmerrësisht më kriminel se dy paraardhësit, krim kundër njerzimit. A ta mbyll me kaq pak? Besoj se mjafton Z. Hajdarmataj.

Askushi01/04/2019 19:20

Tahiri nen drejtimin e qeverris Rama e ktheu ministrin e brendeshme ne ministri bijqesije. Ju qep kodrave e maleve dhe i beri pjellore si fushat. Shqiperija ne vende te pare per eksportin e verdurave ne europ.

Shto koment

Denonco