Këlliçi paralajmëron Spiropalin: Po vjen ora të kthesh çdo qindarkë të vjedhur

Këlliçi paralajmëron Spiropalin: Po vjen ora të kthesh çdo qindarkë të vjedhur

17:52, 25/03/2019
A+ Aa A-

Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas prononcimit për mediat kreut të PD-së, Lulzim Basha, pas dëshmisë së dhënë në Prokurori.

Spiropali ka sulmuar Bashën duke e quajtur atë gënjeshtar që Prokuroria ia nxorri në shesh të palarat.

Por nuk ka munguar reagimi i kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Sipas tij, Spiropali nuk duhet të marrë në mbrojtje prokurorinë, por të bëhet gati për ti kthyer çdo qindarkë të vjedhur kur drejtonte doganat e vendit.

“Zonja 5 milionë euro e doganave ose Elisa e Skënderbeut paska marrë në mbrojtje sot prokurorinë. Në fakt Elises i takon tamam sepse me një prokurori të pakapur nga Skënderbeu i saj, Elisa sot do ishte në burg për abuzimet miliona euroshe. Por tik tak, tik tak, ora po vjen që të japësh llogari për çdo qindarkë dhe të kthesh tek qytetarët çdo lekë që u ke marrë me aferat e tua korruptive”, shkruan Këlliçi në reagimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku25/03/2019 20:59

Përse ja lehtësoni fajin, ja zvogëloni hajdutllikun? Nuk janë vetëm 5 milionë € të vjedhura, Spjerdhopalla ka vjedhur mbi 20 milionë € në doganë. 5 milionë i mbajti për vete, ndërsa 15 milionë ja dorëzoi "skënderbeut". Përse, kujtoni ju, e përzuri nga dogana? Sepse nuk kishte dorëzuar gjë, donte ti mbante të gjitha për vehte. Mirëpo e ndreqi gabimin, gjasme dha dorheqjen me sebep se do pillte Alen Delonin (nuk e harron kollaj Alen Delonin kjo spjerdhopalla). Më pas i dorëzoi shefit 15 milionë, i puthi dorën dhe vashdoi me lëpirje bythe deri sa e quajti "skënderbe". U debolua shefi, nga lëpirjet dhe sidomos nga 15 milionët, prandaj edhe e riktheu përsëri midis plehut të qeverisjes.

Daj Jaku25/03/2019 20:58

Përse ja lehtësoni fajin, ha zvogëloni hajdutllikun? Nuk janë vetëm 5 milionë € të vjedhura, Spjerdhopalla ka vjedhur mbi 20 milionë € në doganë. 5 milionë i mbajti për vete, ndërsa 15 milionë ja dorëzoi "skënderbeut". Përse, kujtoni ju, e përzuri nga dogana? Sepse nuk kishte dorëzuar gjë, donte ti mbante të gjitha për vehte. Mirëpo e ndreqi gabimin, gjasme dha dorheqjen me sebep se do pillte Alen Delonin (nuk e harron kollaj Alen Delonin kjo spjerdhopalla). Më pas i dorëzoi shefit 15 milionë, i puthi dorën dhe vashdoi me lëpirje bythe deri sa e quajti "skënderbe". U debolua shefi, nga lëpirjet dhe sidomos nga 15 milionët, prandaj edhe e riktheu përsëri midis plehut të qeverisjes.

Shto koment

Denonco