Gjekmarkaj ‘zbërthen’ fjalimin e Ramës: Mos thoni që nuk i ka ikur petulla me…

Gjekmarkaj ‘zbërthen’ fjalimin e Ramës: Mos thoni që nuk i ka ikur petulla me…

16:29, 24/03/2019
A+ Aa A-

Agron Gjekmarkaj/ A e dëgjuat të shtunën burrin e gjatë 198 cm tek i punonte rrengjet e njëpasnjëshme gjuhes shqipe?

Pikerisht atij, estetit,  stilistit, namuzqarit, delikatit,  fjalëqeruarit, lozonjarit, rrobaqepsit, ashikut i kishte fluturuar petulla lart per mbi re!

Vraponte per ta kapur dhe ajo rriste shpejtesinë e bekuara  dhe ai dihatej në të rendur për ta kafshuar me gojen zharitur e buzen qe nuk dinte të puthitej. Mendimet i zienin si belcitë në kazan dhe goja si çep i rridhte raki thane  me të cilen  dehte  veten dhe  të lidhurit për buk të gojës  në piskun e diellit. U zderhall në epitete! Gjuha nuk i bindej të gjithë trurit po vetem gjysmes së tij dhe per hesap te vet  kumbonte e gjemonte, hidhej e peshtillej, leshonte namë e bekime, levdata e percellime!

Ne mullirin  e fjalorit të vet i bloi  të gjithë si askush më parë, gazetarë e analistë, derra e kadrinj, zullape e faqezinj, mekatarë e cmirëzinj sepse ata merren me atë Babale havale, me  filozofin Niçe dhe xhuxhin tartabiqe, me atë  kokaine që sherben si aspirinë, me unazen e re në gishtin e vjeter  ku 20 milion euro blihet një pjeper! Ndaj i shau, copë copë I ndau, i bojatisi e nomatisi atje nga  shkallare  në ferr i gremisi!

Ky Papë i Rilindjes edhe sheshin “Nënë Tereza” e kishte ndarë  në kuadrate si atë të “Shën Pjetrit” ku mbahet mesha e çdo jave  dhe me idetë si frymë e shënjtë u tregonte te gjithve ku është parajasa me dliresinë e saj te begatë, purgatori me melankonite e veta, ferri me honet e tij te mnershme e të tmerrshme ku do te digjen ata pa hallate e te gjitha hallatet qe i bëjnë atij muhabenë !  Gryka si gjyryk të çfryn , prej vullkanit flag e tym, se ç’vengon e se ç’gulçon, zemra brinjët t’i çkallmon me tokmak !Merrte fryme thellë e shkulme zjarri gjuante larg  mbi te keqinjtë, mbi kadrinjtë, mbi ata që e kanë trazuar e tanuar, mbi ata që i kanë prishur gjimnastiken,  dridhur karriken, nxirë humorin  dhe portretin që e bënë të marrë udhet e të perjetojë gazepin !

Fitore dhe Armiq , suksese e baltë, petulla e mjaltë, uf e buf, bubullima e vetetima, pordhë e shkrepetima kishtë në cdo centimeter të fjalimit 198 minutesh të shenjuara të gjitha në resmen çek fek që i  bëri vetes dhe të tjerve pasi nxorri nga zgafella uraganin që nuk ja nderpreu askush ! Pastaj i priu perikopese së ungjillit të shënjtë për në Pallatin e Kongreseve ku ju shfaq bote e tij e embel e plot madheshti vete kopshti i Edenit!

Te gjitha drenushat pipetinin me admirim, lepureshet zukasnin me qashtersi dhe refreni ishte vetem një, lum Shqiperi qe e ke,  se ay te larton, se ay nga armqitë të mbron se ay opoziten çkallmon, teatrin rrenon, muzeun shigjeton. Vetë Serveti jakë jakë foli për vatan të begatë! Në fund dikush çoi një dolli pa servili per ket fat që ka kjo e uruar Shqiperi!  Qente le të lehin, derrat të hungrojnë karvani ecen perpara! Të paçim mesi, ti je udha dhe e vërteta! Na mbaj me hater, nga një fjalim kesisoj cdo javë mbana se ndihemi popull civil, shoqëri demokratike, vend europian, demokraci e forte e plot nga këto bereqete! Kështu do të jete festë, gezim për këtë dynja  derisa te gjesh  petullën në hava evlat te kemi rixha!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rami Kristaq Murrizi24/03/2019 20:39

O I nderuar!Respekte,je pene fine,po nuk e di a te kupton Edvin japraku ,se na hiqet si i lexuar por eshte nje krric gomari

Think tank24/03/2019 18:54

Bukur ia ke qendisur shalëgjatit e punëthatit. Kontributi juaj, i E. Tupes dhe i drejtuesit të këtij portali janë me vlera të mëdha. Sado t'ju quajë kadri apo kazanë, atë që s' thuhet do t'ju hanë. Ejmen!

RAMADADNI24/03/2019 18:51

Shume bukur pershkrimi qe i beni Ramadanit(une keshtu e quaj). Por po me lejon z.Gjekmarkaj te shtoj diçka. Po ta vinje re kur bertiste ulej dhe ngrihej dhe me ngjante me mekanizmin bill-manivel te motorit me djegje te brendeshme dhe ky ishte pistoni qe reshqiste ne kemishen e motorit. Levizja qe bente pistoni me dukej sikur motorit i kishte mbaruar karburanti dhe ishte duke u fikur.

zaho 24/03/2019 16:43

Fin, i qarte e çlodhes ..si gjithmone z. Gjekmarkaj! Rrespekte!!!

Shto koment

Denonco