Burg për 3 nga 6 protestuesit e opozitës, Këlliçi paralajmëron Ramën: Do të qepemi këmba-këmbës deri...

Burg për 3 nga 6 protestuesit e opozitës, Këlliçi paralajmëron Ramën: Do të qepemi këmba-këmbës deri...

16:17, 24/03/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre nga gjashtë të arrestuarit në protestën e fundit të opozitës të organizuar para parlamentit.

Mariglen Doçi, Dorian Protoduarin dhe Emiljan Mustafa do të qëndrojnë në qeli deri në fund të hetimeve. Arrest shtëpie u caktua për tre protestuesit e tjerë Jurgen Gjikola, Bledar Dollia dhe Arbër Kola.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa jashtë gjykatës ishin mbledhur familjare si dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sipas tyre burgosja e protestuesve parashikon fundin e shpejtë të Edi Ramës. Mbi protestuesit rendojnë akuzat e kundërshtimit të policisë, goditje të policisë dhe prishje të qetësisë publike.

Lidhur me këtë, kreu i FRPD Belind Këlliçi ka një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, arrestimet politike nuk i trembin të rinjtë demokratë, ndërsa shton se, do ti qepen këmba-këmbës deri në largimin e tij nga Shqipëria drejt azilit politik.

“Edi Rama nuk na tremb dot! Edhe pse ti vijon dënimet politike ndaj FRPD, të jesh i bindur se nuk do ja dalësh dot të na ndalosh. Do të të qepemi këmba këmbës deri në largimin tënd nga Shqipëria drejt azilit politik. Nuk ka përse të ikin 110.000 të rinj nga Shqipëria në 5 vite, por duhet të ikesh vetëm ti, për ti hapur kështu rrugën e integrimit Europian Shqipërise dhe qe të rikthehet shpresa tek të rinjtë. Mariglen Sh Doci e di që të tremb, sepse ai vjen nga një zonë që ty të fut friken, vjen nga Kurbini dhe është një prej djemve më aktivë të FRPD. Fundi yt politik Edi Rama është më pranë se kurrë”, u shpreh kreu i FRPD, Belind Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco