Plas sherri në studio, Idrizi-deputetit socialist; 'Të shkarkova si hajdut nga puna në doganë'

Plas sherri në studio, Idrizi-deputetit socialist; 'Të shkarkova si hajdut nga puna në doganë'

23:11, 18/03/2019
A+ Aa A-

Një debat me tone të ashpra është konsumuar mbrëmjen e sotme në studion e “Open” në Top-Channel midis Kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe deputetit socialist, Alket Hyseni.

Debat i cili ka vijuar me fyerje të ndërsjellta personale midis dy politikanëve.

Në një moment të bisedës, Idrizi u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë se në pasi doli në 1990 në protestë, do të dilte sërish në 2019-ën.

Ndërkohë që deputetit Alket Hyseni, i tha se me “Më vjen keq që gjatë këtyre 30 viteve me ecejaket andej-këtej e ke humbur kahun e duhur të historisë”.

Është dashur vetëm kaq që mes tyre të lindin përplasjet e para.

Idrizi iu drejtua Hysenit me fjalët: “Të kam pushuar nga puna si hajdut në doganën e Kapshticës. Meqë e kishe personale, por ta kthej në personale. Të kam futur unë në PS se më je lutur që të futeshe aty”- tha Idrizi.

Ndërsa Hyseni iu përgjigj Idrizit me fjalinë,- “Nuk merrem me Shpëtimin se është i dëshpëruar. Mbaji kanaçet… Nuk merrem unë me këtë nivel ordiner”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco