Shehu: Vendi pa Gjykatë Kushtetuese, jemi në kushtet e një grushti shteti

Shehu: Vendi pa Gjykatë Kushtetuese, jemi në kushtet e një grushti shteti

09:35, 15/03/2019
A+ Aa A-

Ish deputeti demokrat Tritan Shehu ka rguar ,më nje shsnim në faqen e tij ne facebopk ndaj gjedje skatuale ku po kakon vendi.

“Aktualisht Shqipëria, pa Gjykatën Kushtetuese, është nën një Grusht Shteti kundër demokracisë!”, shkruan ai në një postim në facebook.

“Në këto kushte ka vetëm një zgjidhje politike, ligjore e kushtetuese: fillimi i procedurave për zgjedhje të reja mbi një platforme të pranueshme”.
“Në të kundërt, vijon ish deputeti demokrat, ideatorët e aplikuesit e këtyre akteve duhet të akuzohen për tentative për Grusht Shteti të qeverisjes ndaj demokracisë e ky duhet përballuar si i tillë. 

Ja postimi i tij i plotrë:

Aktualisht Shqipëria, pa Gjykatën Kushtetuese, është nën një Grusht Shteti kundër demokracisë!

Procedura e tanishme e zëvendësimit të mandateve të deputetëve, të dorëzuara këto në grup si opozitë, nuk ka asnjë bazë ligjore e kushtetuese.
Veprimet e Kuvendit të Shqipërise në lidhje me ketë nuk janë të pajtueshme as edhe me procedurat ligjore për rastet individuale.

Vendimet e KQZ për zëvendesimin e këtyre mandateve bien ndesh edhe me vendimin e vitit 1993 të Gjykatës Kushtetuese, për zëvendësimin jashtë vullnetit të partisë të tre mandateve të PD në atë periudhë.

Tentativa për të quajtur funksional Kuvendin me një përbërje shumë më të vogël deputetësh se 140 nuk ka asnjë bazë ligjore për numrin minimal të deputetëve të domosdoshëm.

Në kushtet kur e gjithë kjo procedurë thelbësore për demokracinë kryhet në mungesën prej me së një viti të Gjykatës Kushtetuese, e vetmja që mund të legalizojë apo jo këto veprime, krijohen tiparet e një Grushti Shteti.

Në fakt në të gjthë këtë periudhë Vendimet e Kuvendit, të Qeverisë etj, kanë qenë të pa ligjëshme, për derisa askush nuk mund t’i apelonte ato në atë Gjykatë.

Në këto kushte ka vetëm një zgjidhje politike, ligjore e kushtetuese: fillimi i procedurave për zgjedhje të reja mbi një platforme të pranueshme.
Në të kundërt ideatorët e aplikuesit e këtyre akteve duhet të akuzohen për tentative për Grusht Shteti të qeverisjes ndaj demokracisë e ky duhet përballuar si i tillë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco