VIDEO/ Basha: Ju jap fjalën, beteja nuk përfundon me largimin e Edi Ramës! 16 Marsi, ora juaj!

VIDEO/ Basha: Ju jap fjalën, beteja nuk përfundon me largimin e Edi Ramës! 16 Marsi, ora juaj!

12:17, 11/03/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha është ndalur sot në qëndër të Korçës, prej nga u është drejtuar qytetarëve të shumtë që e kanë shoqëruar dhe të gjithë shqiptarëve që e kanë ndjekur përmes mediave me një mesah të fortë lidhur me protestën e 16 marsit.

“Me Edi Ramën ka vetëm grabitje, vjedhje dhe pasurim të një grushti njerëzish. E gjithë Shqipëria vidhet që të pasurohet Edi Rama dhe banda e tij. Tani gjithë bota e di se është kapur me duart në votat dhe taksat e shqiptarëve. Këtë e dinë kudo, e di gjithë bota.

Në Europë nuk shkohet pa zgjedhje të lira, me politikanë të lidhur me krimin, që ulen dhe aprovojnë ligje kundër qytetarëve.

Ne nuk kemi rrugë tjetër, nuk ka shpëtim tjetër përveç rrugës sonë. Europë do të thotë vlera, liri, paga, kushte. Të gjitha këto janë të mundura nëse kemi një qeveri vjen me votë dhe mban premtimet. Qeveria që nuk mban premtimet duhet të largohet, aq më tepër që është provuar se ka ardhur në fuqi me fuqinë e krimit të organizuar. Beteja jonë ka vetëm një përfundim: fundin e hajdutëve dhe fitoren e popullit.

Të jeni krenar me djalin tuaj që i keni dhënë votën, me Ervin Salianjin, me profesoreshë Vali Dukën....Ata nuk kanë nevojë për imunitet, për privilegje, por të jenë në krahun tuaj. Kjo sakrificë bëhet për t’i kthyer vendimmarrjen popullit. Ju duhet të vendosni për qeverisjen që meritoni.

Ndaj ju ftoj në një takim me historinë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, ju ftoj masivisht ta tregoni vendosmërinë në 16 mars me pjesëmarrjen në protestë. Fundi i qeverisë së hajdutëve është i sigurtë. Unë ju jap fjalën se kjo betejë nuk do të përfundojë thjesht me largimin e Edi Ramën. Ju ftoj për një Pakt Kombëtar, për një qeveri që ka frikë qytetarët dhe jo qytetarët, qeverinë."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco