VIDEO/ 'Parlamenti është i qytetarëve, koha për fjalë ka mbaruar'

VIDEO/ 'Parlamenti është i qytetarëve, koha për fjalë ka mbaruar'

16:35, 26/02/2019
A+ Aa A-

Protesta e thirrur sot nga opozita, pas vendimit të papritur të Kuvendit për të mbledhur seancën plenare, pritet të nisë rreth orës 17:00, por ndërkohë qytetarë nga Tirana dhe jo vetëm kanë filluar të mblidhen.

Për të karikuar protestuesit, por edhe për ti dhënë një mesazh mazhorancës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, shprehet se koha për fjalë ka mbaruar dhe se parlamenti i përket qytetarëve.

“Koha për fjalë ka mbaruar! Parlamenti ështe i qytetarëve, jo i përfaqësuesve të krimit”, shkruan Bardhi në Facebook.

Protesta pritet të nisë në ora 17:00 por ende nuk dihet se sa do të zgjasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco