Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Basha nga Elbasani: Ka arritur aty ku nuk mban më, ju e keni në dorë

Basha nga Elbasani: Ka arritur aty ku nuk mban më, ju e keni në dorë

16:27, 12/02/2019
A+ Aa A-

Gjatë turit të takimeve në qytetin e Elbasanit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar ndër të tjerë edhe me tregtarë të këtij qyteti.
Ai është përballur me ankesat e tyre duke i ftuar në protestën e 16 Shkurtit në Tiranë, e cila sipas kryeopozitarit ka këtë domethënie "të nderojë punëtorin e jo vjedhjen".


Basha premtoi nga Elbasani se kur forca që ai drejton të vijë në pushtet do të ulen taksat, do të ulet çmimi i energjiseë elektrike, do të ndalohen abuzimet dhe ulje e çmimit të karburanteve.


"Kam një vit pa drita. Këta komunistë. Këta fytyra të poshtra. S’kam lënë derë pa trokitur", u ankua një prej tregtarëve. 


"Kështu janë të gjithë. Siç i kanë duart të ashpra nga metalurgjiku, nga puna e fortë, kështu është bërë edhe shpirti i elbasanllinjve. Të shtunën do të bëhemi bashkë dhe nuk do të të lëmë vetëm", deklaroi Basha.


Ndërsa një tjetër tregtar u ankua lidhur me uljen e forcës blerëse: "Jemi shumë dobët. Kam shitur apo s’kam shitur 2-3 bluza sot. Që në 8 vijmë dhe ikim në shtatë të darkës, burrë e grua të dy. Kam 7 vjet që e kam hapur, erdha nga Greqia. Ka rënë fuqia blerëse. 100m poshtë i kanë mbyllur dy dyqane". 

"1500 biznese janë mbyllur në 2018 në bashkinë e Elbasanit. Është katastrofë, kështu nuk mund të vazhdohet më. Ka arritur aty ku nuk mban më. Duhët ta ndryshojmë. Ju e keni në dorë. Kjo është domethënia e 16 shkurt. Të nderojmë punëtorin jo vjedhjen. Bashkimi i shqiptarëve për të marrë në dorë fatet tuaja. Do të sjellim normalitet me uljen e taksave, uljen e çmimit të energjisë, ndalimi nga abuzimi me tatimorët me pullën në vitrinë, uljen e çmimit të karburantit. Edhe një rrugë qe e gjetën gati, tunelin, nuk e mbaruan. Lekë vodhën, 80 milionë lek dhe s’kanë vazhduar investimin.Ju ftoj të gjithë me 16 shkurt në Tiranë!", u shpreh Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aqif pasha 12/02/2019 18:18

Lul muti.akoma kërkon Të mashtrosh .

Shto koment

Denonco