Si po finalizohet operacioni për zhdukjen e gjurmëve, që të çojnë te Edi Rama

Si po finalizohet operacioni për zhdukjen e gjurmëve, që të çojnë te Edi Rama

11:08, 12/02/2019
A+ Aa A-

Saimir Tahiri u shfaq i relaksuar ditën e djeshme, pasi mori sinjalin e fortë nga gjykata e Krimeve të Rënda, se pranvera do ta gjejë të “shpëlarë” nga të gjitha akuzat që i rëndojnë. Me mbylljen e afateve të hetimit ndaj tij, ndryshe nga sa kishte kërkuar prokuroria, në këtë fillim mars paralajmërohet njëkohësisht edhe vënia e kapakut të sagës kriminale, që ndodhi me kultivimin dhe trafikun e drogës gjatë viteve 2016-2017.

Mbi ish-ministri i Brendshëm në kohën kur vendi u shndërrua në “Kolumbinë e Europës” rëndojnë ende zyrtarisht akuzat; për trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë. Për akuzën e parë, trafik droge, Kodi Penal parashikon nga 10 deri në 20 vite burgim. Kurse për të dytën korrupsionin, nga 4 deri në 12 vite burg.

Po ajo që po ndodh në Shqipërinë e Edi Ramës është e paprecedentë, ndaj edhe janë alarmuar SHBA dhe BE. Segmente nevralgjike të sistemit të drejtësisë në panik dhe në presion qeveritarë me rastin e Reformës së Drejtësi, janë lëshuar hapur në prehrin e të gjithëpushtetshmit tashmë, Edi Ramës. Pas "lirimit" të Dritan Dajtit edhe pse ka mbi kurriz vrasjen e katër oficerëve të policisë, bllokimit absurd të dosjes “Dako”, Edi Rama po përgatit me sukses edhe lirimin nga të gjitha akuzat të Saimir Tahirit.

Faktikisht ai po mbyll dosjet e veta dhe po fshin gjurmët që ka lënë në këto katër vite bashkëpunim kriminalo-ekonomik-politik, me krimin e organizuar, prej të cilit gëzon edhe pushtetin absolut që ka sot.

Nëse vëren me kujdes të gjitha këto zhvillime të paprecedentë në sistemin e drejtësisë, po finalizohen pas një operacioni të gjatë të shtrirë në kohë që udhëhiqet nga vetë Edi Rama. Pasi kapi prokurorinë e përgjithshme me Arta Markun, futi në dorë edhe Krimet e Rënda nëpërmjet Donika Prelës. Kjo e fundit pasi shkatërroi provat dhe grupin e parë hetimor që kërkonte arrestimin e Tahirit, po bën të njëjtën gjë me Vangjush Dakon dhe “Dosjen 339 e 339/1” (blerja e zgjedhjeve të vitit 2017 nëpërmjet krimit të organizuar), me Damian Gjiknurin për çështjen e Unazës së Madhe dhe CEZ, por edhe për dosjet e koncesioneve të cilat nuk janë hapur ende. Dhe i gjithë ky operacion ka vetëm një qëllim, zhdukjen e gjurmëve dhe provave që të çojnë direkt te Edi Rama!

Në rastin e Tahiri halli i Ramë duket se është aq i madh, sa që shantazhi dhe presioni që po bën mbi prokurorët dhe gjyqtarët e çështjes po e vë edhe përballë SHBA dhe Gjermanisë të cilat e mbajnë nën vëzhgim të rreptë këtë proces. Vetëm pak kohë më parë ambasada amerikane në Tiranë, deklaroi se, “ "Ne presim hetimin e plotë, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin".

 Por Rama nuk mund ta lejojë këtë porosi-urdhër të SHBA, sepse”kutia e zezë” me prova e fakte që duket se disponon Tahiri  për ish-mikun dhe shefin e tij, ka në dorë fatin e vetë Ramës; jo vetëm politik por edhe penal! 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ana12/02/2019 11:29

ai duhet futur ne burg sa me shpejt

Shto koment

Denonco