Denoncimi te Berisha/ Si i mashtroi Rama studentët

Denoncimi te Berisha/ Si i mashtroi Rama studentët

21:22, 11/02/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me publikimin e denoncimeve të qytetarëve që mbërrijnë në postën e tij elektronike.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e një studenti, i cili ka një provim pa marrë e për këtë duhet të paguajë dyfish e jo sa paguajnë ata që janë në universitet.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha:

Ja mashtrimi dhe fallsiteti i vendimeve te Kallam Deshtakut per studentet!

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentin qe dergon studenti dixhital! sb

Pershendetje Doktor..Jam nje student mbartes tek gjuhet e huaja kam nje provimi pa marr per te marre diplomen shkova sot te paguaj tarifen me than qe ju qe jeni perserites qe keni edhe 1 lend te keni ose provim diplome duhet ta paguani te plote 25000 mij lek kurse ata qe jan ne shkoll 12500 mij kjo eshte e pa drejt ne qe nuk shkojm ne provim duhet te paguajm tarife te plote per 1 lend te vetem..Edhe me e keqa eshte se nuk ta japin ate lende te mbajn pezull i japim leket shtetit kot ..Faleminderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco