Denoncimi/ Policia fsheh ngjarjen, ja çfarë gjeti mbrëmjen e kaluar në Tiranë

Denoncimi/ Policia fsheh ngjarjen, ja çfarë gjeti mbrëmjen e kaluar në Tiranë

19:45, 02/02/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një tjetër denoncim ditën e sotme, ku qytetarët akuzojnë policinë se po fsheh provat e krimit.

Një qytetar denoncon se mbrëmjen e kaluar në zonën e Mjull-Bathores në Sauk është gjetur një makinë e braktisur dhe brenda saj gjendeshin armë, por ky lajm nuk është bërë publik në asnjë media, pasi vetë policia nuk e ka raportuar si ngjarje.

Sipas tij policia e ka mbajtur qëllimisht të fshehtë gjetjen e kij mjeti, pasi kërkon të mbulojë një krim.

Ja postimi i Berishës në Facebook:

Narkpolicia fsheh gjetjen e mjetit te krimit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema ,doktorr te uroj te jesh mir me shendet,,dje ne lagjen mjull-bathore ne sauk eshte gjet nje makin e braktisur e cila kishte dhe armatim brenda 2 automatik qe do te thot qe ka ber nje krim po kjo nuk u dha as nga policia dhe as nga medjat ,makina MERCEDES-BENZ CLS me targa AA757RU, çfar fshihet pas ksaj qe policia nuk e njoftoj,doktorr te falenderoj ,te lutem anonim,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco