Shehi, Ramës: Berisha e kalon oqeanin edhe me not ...

Shehi, Ramës: Berisha e kalon oqeanin edhe me not ...

19:26, 02/02/2019
A+ Aa A-

Deputeti i opozitar Dashamir Shehi, në një intervistë në News 24 në emisionin “Kjo Javë” ka folur për gjuhën e shthurur dhe jo etike në Kuvend që agravoi të enjten e fundit.

Shehi tha se debati nuk ishte i lejueshëm, por për këtë gjë bën fajtor Edi Ramën, pasi sipas tij ai është përfaqësues i të gjithëve.

“Ajo që ka ndodh atë ditë, është agravuar situata, dhe kjo është derivat i një situate që ka ardhur duke u majisuar. Siç thotë populli zullumi këputet duke u trashur.

Fajtori i kësaj punë është Edi Rama. Rama me ironinë e tij, por që dhe Berisha ka faj që i përgjigjet, edhe pse është opozitar.

Berisha përgjegjësinë e ka individuale, ai është kryeministër na përfaqëson dhe në që jemi kundërshtar i tij, ai i ngacmon të gjithë dhe atë më të urtin”, u shpreh Shehi.

Po ashtu Shehi foli dhe për debatin e për vizën e Berishës për në SHBA.

Shehi tha se Berisha e kalon oqeanin dhe me not.

“Ajo ishte shumë ë qartë që e kalonte dhe me not oqeanin.

Morëm përgjigjen zyrtare dhe dukej shumë qartë se nuk kishte asnjë refuzim për dhënie vize”, u shpreh deputeti opozitar .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironci02/02/2019 21:36

Hahahaha Rama u ka bo Paytaht AbdulQafir

Shto koment

Denonco